Nëse gratë janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje, ato mund të kërkojnë azil ose mbrojtje në një shtet tjetër, ishte vendimi më i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Sipas kësaj gjykate, grave mund t'u jepet statusi i azilit nëse në vendin e tyre të origjinës kërcënohen nga dhuna fizike ose psikologjike, duke përfshirë dhunën seksuale dhe në familje.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të çështjes së një gruaje turke me origjinë kurde, e cila kërkoi azil në Bullgari duke arsyetuar se e kishte martuar familja me detyrim dhe se i shoqi e kishte kërcënuar dhe rrahur. Ajo kishte shprehur shqetësimin se nëse do të kthehej në Turqi, do t'i rrezikohej jeta, ndaj gjykata vlerësoi se ajo është e kërcënuar për tu vrarë për nder.
Gjykata europiane e bën të qartë se nëse gratë në fjalë nuk i plotësojnë kriteret e refugjatëve, atyre mund t'u jepet mbrojtje shtesë. Kjo vlen nëse gratë janë realisht në rrezik për t'u bërë viktima të dhunës apo edhe për t'u vrarë.
Gjykata theksoi se sidomos në rastin e kërcënimeve nga një anëtar i familjes apo bashkësisë së tyre për shkak të një shkeljeje të supozuar të normave kulturore, fetare ose tradicionale gratë mund të përfitojë të drejtën për mbrojtje shtesë.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor 2024, 09:39
-
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Meloni nuk tërhiqet, lançon dekretin e Shqipërisë, një sfidë për gjyqtarët dhe BE-në për emigrantët
21 Tetor 2024, 07:56
-
Dhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria përparim, por ka ende çështje që duhen trajtuar me urgjencë
19 Shtator 2024, 07:23
-
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët dërgohet në Gjykatën e BE! GJED refuzon shqyrtimin urgjent, ngec zbatimi?
14 Mars 2024, 15:24
-
Durrës/ Dhunuan gratë e tyre dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre burra
18 Shkurt 2024, 11:29
-
E vlerësoi Blinken, Dea Rozhani për Report Tv: Si lindi ideja për aplikacionin kundër dhunës ndaj grave
16 Shkurt 2024, 19:45
-
PD: Dhuna në familje alarmante, qeveria të mbështesë gratë
9 Janar 2024, 11:48
-
Balla: Feminicidi, kambanë e madhe alarmi! 47% e grave kanë përjetuar dhunë në familje! Rritje e bashkëveprimit të çdo institucioni
13 Dhjetor 2023, 18:21
-
Ermal Meta publikon këngën e re: Kundër dhunës, le ti edukojmë fëmijët edhe me këngë
5 Dhjetor 2023, 19:59
-
Dhuna ndaj grave, Shtraza: Duhen më shumë fonde për shoqatat! Tusha: Janë rritur rastet e raportimit të dhunës
27 Nëntor 2023, 15:05
-
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut refuzon të shqyrtojë ankesat e Francesco Becchetit kundër shtetit shqiptar, çështja shpallet e 'papranueshme'
19 Tetor 2023, 12:51
Prsh edhe un jam e dhunuar nga burri nga gjith familja kam ardh ne franc sme eshte pranuar azili me eshte dhen ta leshoi francen ku mund td drejtohem
Përgjigju