Gjykata e Strasburgut: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e kritikut të Putin, Aleksandër Litvinenkos

Gjykata e Strasburgut: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e kritikut të Putin,  Aleksandër Litvinenkos

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi të martën se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos në vitin 2006, i cili humbi jetën pasi u helmua në Londër me Polonium 210, një izotop i rrallë radioaktiv.

 “Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos në Mbretëri të Bashkuar”, ka thënë gjykata në vendimin e saj.

Rusia e ka mohuar përherë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos.

Litvinenko, 43-vjeçar, kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka ikur nga Rusia në Britani dhe ka jetuar aty gjashtë vjet, ka vdekur pasi ka pirë një çaj të gjelbër, të përzier me një izotop të rrallë radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër. Hetimi në Mbretërinë e Bashkuar kishte gjetur se ish -truproja i KGB -së Andrei Lugovoi dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun helmuan qëllimisht Litvinenko duke futur substancën radioaktive në pijen e tij. Sipas hetimeve britanike të vitit 2016, Putini mund të ketë miratuar një operacion të inteligjencës për ta vrarë Litvinenkon.

E veja e Litvinenkos, Marina, e çoi çështjen kundër Rusisë në gjykatën e të drejtave të njeriut  me bazë në Strasburg.

"Gjykata konstatoi në veçanti se kishte një rast të fortë prima facie që në helmimin e Z. Litvinenko, Z. Lugovoi dhe Z. Kovtun kishin vepruar si agjentë të shtetit rus," vendosi KEDNJ.

Ajo arriti në përfundimin se dështimi i Rusisë për të hedhur poshtë pretendimet se ajo organizoi vrasjen tregoi më tej përgjegjësinë e shtetit. Lugovoi dhe Kovtun kanë mohuar çdo përfshirje në vrasje.

 

 

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan