RUSI - Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare të futbollit, Nazmi Gripshi, ka shënuar sot golin e parë me klubin e tij të ri, Rubin Kazanin. Për raundin e 20-të të Premier Leagues ruse, Gripshi kaloi në epërsi Rubinin në sfidën kundër Krasnodarit.

Në minutën e 24-t durrsaku mori një top nga jashtë zone, shmangu prapavijën mike dhe me të djathtë ia doli të mposhtte gardianin Agkatsev. Pas golit 28-vjeçari tregoi se do bëhej baba me mënyrën e festimit.

Më 19 shkurtin e këtij viti Gripshi u largua nga Astana në Kazakistan për të kaluar në kampionatin rus me Rubin Kazanin ku luajnë edhe shqiptarët e tjerë, Veldin Hoxha, apo Mirlind Daku (i dëmtuar).

Së fundmi Nazmi Gripshi debutoi edhe me Kombëtaren, ndërsa vijon formën e mirë në prag të ndeshjes play-off të Kupës së Botës 2026.