Gjykata greke konsideron dënime me 15 vjet për udhëheqësit e Agimit të Artë

Gjykata greke konsideron dënime me 15 vjet për udhëheqësit e Agimit të Artë

Nikos Michaloliakos

Një gjykata greke ditën e sotme do të shqyrtojë dënimet deri në 15 vjet burg kundër anëtarëve kryesorë të Agimit të Artë, gati një javë pas dënimit të tyre në një gjyq historik.

Prokurori do të propozojë dënime për më shumë se 50 anëtarët e partisë të shpallur fajtor javën e kaluar, duke përfshirë  liderin Nikos Michaloliakos dhe rrethin e tij të ngushtë. Propozimi do të debatohet nga një panel prej tre gjyqtarësh,  dhe vendimet priten të jepen të enjten.

Gjyqi  ndaj Agimit të Artë është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë politike të Greqisë. Më shumë se 50 të pandehur u dënuan për krime duke filluar nga drejtimi i një organizate kriminale, vrasje dhe sulm e deri në posedim të paligjshëm të armëve.

Krimet e kryera nga Agimi i Artë përfshijnë vrasjen e  reperit antifashist Pavlos Fyssas, rrahjen e peshkatarëve egjiptianë në 2012 dhe sindikalistëve komunistë në 2013.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja