Gjykata e Tiranës heq sekuestron ndaj 135 mijë eurove të bllokuara në dhjetor 2015 ish drejtorit të Sanatoriumit Rezar Oketa. Vendimi është marrë më 11 shkurt nga gjyqtari Altin Shkurti pas kërkesës së Oketës.
Sipas drejtorisë së pastrimit të parave e cila ka argumentuar dhe nevojën e sekuestros thuhet se “Oketa ka qenë i përfshirë në veprën penale të korrupsionit gjatë periudhës 2009 që ka drejtuar spitalin “Shefqet Ndroqi” me tenderat për pajisjet mjekësore”.

(Rezar Oketa, ish drejtori i Sanatoriumit)
Por si u bllokuan paratë Rezar Oketës?
Nga një bankë në Litenshtejn në llogarinë e Rezar Oketës më 14 dhjetor 2015 ka mbërritur një transfertë prej 1 35 645 euro me përshkrimin mbyllje llogaria.
Më 18 dhjetor 2015 drejtoria e pastrimit të parave ka vendosur sekuestron, por në përfundim të procesit gjyqësorë prokuroria dhe gjykata kanë konkluduar se këto para kishin burim financiar të ligjshëm e për këtë arsye ka vendosur t’i zhbllokojnë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com