I zhgënjyer nga Gjykata e Sarandës për vendimin e divorcit që i hiqte kujdestarinë e dy fëmijëve, një 36-vjeçar ka shkuar të bëjë denoncim në komisariat, ndërsa ka thyer me grusht xhamin e zyrës së informacionit.
Sipas policisë së Sarandës, Manol Vito nga fshati Zminec ka goditur me grusht xhamin e zyrës së informacionit ku ndodhej oficeri i rojes duke humbur ndjenjat.
Ambulanca e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se 36-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që goditi zyrën e informacionit.
Manol Vito kërkonte që të paktën të kishte njërin nga dy fëmijët në kujdestari, pasi vendimi i Gjykatës ia jepte këtë të drejtë ish-gruas së tij.
36-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com