'Volvo 4', Gjykata i jep leje motrës së Arben Ndokës të ushqejë fëmijën me gji

'Volvo 4', Gjykata i jep leje motrës së Arben Ndokës të ushqejë fëmijën me gji

Nga seanca në Gjykatën Krimeve të Rënda

Mes të arrestuarve nga policia në kuadër të megaoperacionit "Volvo4" është edhe Mimoza Ndoka, motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ajo ka dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda krahas 33 të arrestuarve të tjerë, ndërsa mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë. 

Gjyqtari i ka dhënë leje për pak minuta Mimoza Ndokës që të ushqejë fëmijën e saj me gji në ambientet e Gjykatës. Nga ana e tij, ish-deputeti socialist, Arben Ndoka ka mohuar akuzat në adresë të tij, duke deklaruar se nuk ka falsifikuar asnjë dokument.

S'kam falsifikuar asnjë dokument dhe asnjë prone. I kam kërkuar llogari familjarëve të mi për një pronë. Dhe kam aplikuar në bashki për një leje.

Arben Ndoka, ish-deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë