-
‘Rana e Hedhun’, vendimi i GJKKO ndan familjen Ndoka! Burrë e grua në burg, të miturit mbesin pa përkujdesje! Avokati Ibraj: Rasti unik, gjykata të plotësojë vendimin
Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për të konfiskuar 55 milion euro pasuri dhe rritur dënimet për 11 të dyshuar në rastin “Rana e Hedhun”, ka krijuar për herë të parë një situatë të pazakontë, ku prindërit e dy fëmijëve të mitur janë në burg dhe për ta nuk kujdeset kush. Avokati Marash Ibraj ka kërkuar në gjykatë të plotësohet vendimi për të saktësuar se kush do të rris dhe të kujdeset për të vegjlit.
21 Prill 2022, 13:49 -
Goditja më e madhe e SPAK, shteti konfiskon 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Apeli shton edhe 18 vite burg për fajtorët, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit Ndoka
SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar përfundimisht një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit.
15 Prill 2022, 14:47 -
Goditja më e madhe e SPAK, u konfiskohet 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Dënohet vëllai dhe motra e ish-deputetit Ndoka
SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit. Sakaq Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për për një tjetër fraksion të Dosjes 339, e cila ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë.
3 Shkurt 2021, 20:19 -
VOL-VO 4/ Gjykata lë në burg 24 anëtarët e bandës ‘Avdylaj’, mes tyre ish-deputetët Ndoka e Çuko
Është zhvilluar ditën e sotme në një seancë të gjatë, seanca në ngarkim të 34 të arrestuarve në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Gjykata ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ndërkohë që Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitje. 6 nga të arrestuarit janë lenë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerët do të vijojnë të mbeten në burg.
24 Tetor 2018, 08:53