Gjykata i mohon Brukselin
Frroku i drejtohet Strasburgut

Gjykata i mohon Brukselin<br />Frroku i drejtohet Strasburgut
TIRANË - Gjykata e Lartë i mohoi Mark Frrokut mundësinë për të shkuar në Belgjikë dhe për të marrë pjesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel, ku ndaj tij po zhvillohet në proces gjyqësor për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. 

Frroku kishte kërkuar nga gjykata e lartë që të lejohej të shkonte në Belgjikë për të qenë i pranishëm në procesin që zhvillohet ndaj tij. Ai kishte kërkuar po ashtu që gjykata t’i ndryshonte masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie, me një garancie prej 10 mijë eurosh. Pas rrëzimit të këkresës, avokati Vishaj njoftoi dërgimin e çështjes në Strasburg, pasi sipas tij klientit të tij i ishte mohuar një e drejtë e njohur dhe universale. 

Përpara nisjes së seancës, Gjykata njoftoi se në pamundësi për të qenë i pranishëm gjyqari Ardian Nuni, ishte zëvendësuar me gjyqtarin Ardian Dvorani. Po kështu Mark Frroku deklaroi zëvendësimin e avokatit te tij, Genc Gjokutaj me Dhimitër Muslinë. 

Gjykata më pas vendosi që çështja të zhvillohej me dyer të mbyllura pas kërkesës së organit të akuzës, ndërsa avokatët nuk qenë darkot. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe kaloi në seancë e cila zgjati tri orë. Në fund trupi gjykues i kryesuar nga Artan Broci, vendosi rrëzimin e kërkesave të Mark Frrokut. 

Ky i fundit akuzohet po ashtu edhe për akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, refuzim për deklarim të pasurisë si dhe të inskenimit të antetnatit ndaj deputetit Tom Doshi, në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Durim Bamin

Ora 13:10 Gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve të Frrokut, Vishaj: Do i drejtohemi Strazburgut
Në përfundim të seancës ka qenë avokati i deputetit Mark Frroku, Saimir Vishaj, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se do ti drejtohen Gjykatës së Strazburgut duke i quajtur të pa drejta vendimet e Gjykatës së Lartë.

Vishaj tha se nuk ka asnjë dosje të ardhur nga Gjykata Belge në Shqipëri dhe se në Strazburg do kërkojnë ndëshkimin e shtetit shqiptarë për mosdëgjimin e klientit.
 
"Çdo njeri ka të drejtë të gjykohet dhe të mbrohet ky është një nga vendimet më të rëndësishme. Nuk ka asnjë vendim të dërgimit të vendimit nga gjykata Belge në Shqipëri. Do i drejtohemi gjykatës së strazburgut. 
Çdo person që akuzohet për një vepër penale ka të drejtë të dëgjohet. Ne në rastin konkret nuk po i fshihemi autoriteteve Belge dhe ju themi që të vijnë dhe deputetin Frroku e gjejnë në ambjentet e burgut 13.  
Në Strazburg ne do të kërkojmë ndëshkimin e shtetit shqiptarë për mosdëgjim të klientit. Jemi në një moment proçedurial inekzistent kur deputeti Mark Frrokut i hiqete e drejta për të kërkuar mbrojtje më lart, ndaj ne do ti drejtohemi Gjykatës së Strazburgut
“,  tha Vishaj. 



Ora 12:45 Tërhiqet trupa gjykuese për marjen e vendimit
Trupa gjykuese e përbërë nga 5 gjyqtarë është tërhequr për të marë një vendim dhe tashëm pritet vetëm bërja publike e vendimit për Mark Frrokun.

Ora 11:20 Zëvendësohet një gjyqtar dhe
Gjatë seancës është zëvendësuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni nga gjyqtari Ardian Dvorani. Arsyeja e zëvendësimit ishte pamundësia fizike e Nunit për tu paraqitur në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, është zëvendësuar avokati  Genc Gjokutaj nga avokati Dhimitër Muslia.

Për zhvillimin e seancës së sotme, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë ka lënë pushimet dhe është kthyer vetëm për shqyrtimin e kërkesës nga Frroku.  

Ora 10:00 Mark Frroku mbërrin në Gjykatën e Lartë
Nën masa të rrepta sigurie Frroku është paraqitur në ambjentet e Gjykatës rreth orës 10:00 ashtu siç edhe ishte parashikuar. Frroku ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë më 21 Gusht, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, atë me arrest shtëpie dhe një garanci prej 10 mijë Eurosh. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1