TIRANE- Pas rrëzimit të kërkesës së qiramarrësve nga Gjykata Kushtetuese, të cilët kërkonin që të mos zbatohej akti normativ, i cili urdhëronte lirimin e banesave ish-pronë shtetërore, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me një procedurë urgjente.
Nëpërmjet avokatit të Shoqatës së Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private, Dorian Matlia, pasditen e sotme i janë drejtuar Strasburgut me anë të një fax-i përmes së cilit kërkojnë që Gjykata të shprehet për vendimin e dhënë sot në Tiranë nga Kushtetuesja ndaj qiramarrësve. Duke qenë se kërkesa ndaj Gjykatës së Strasburgut është në kontekstin e “urgjencës” pritet që kjo e fundit të kthejë përgjigje ndaj këtij rasti pas tre ditësh.
Gjykata Kushtetuese në Tiranë vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private duke urdhëruar kështu lirimin e banesave të pronarëve të paligjshëm nga qyetarët e pastrehë.
SOT KUSHTETUESJA RREZOI KERKESEN E TYRE PER SHFYQIZIMIN E AKTIT NORMATIV PER BANESAT
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private. Shoqata në fjalë kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e aktit normativ nr.03, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, si dhe të ligjit nr.82/ 2012, datë 13.09.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi dhe analizoi këto ditë pretendimet e ngritura prej Shoqatës së qiramarrësve vendosi rrëzimin e kësaj kërkese. Akti normativ i qeverisë përcakton lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë. Akti parashikon datën 1 nëntor si afatin final për nisjen e zbatimit të procesit të lirimit të banesave të ish-pronarëve. Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese do të bëhet publik në ditët në vijim.
(eç/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com