Gjykata konfirmon mandatin e dytë të Ndrec Dedajt si kryebashkiak i Mirditës

Gjykata konfirmon mandatin e dytë të Ndrec Dedajt si kryebashkiak i Mirditës

LEZHE - Gjykata e Lezhës ka vërtetuar mandatin e kryetarit të bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Ai është rikonfirmuar si kryebashkiak për një mandat të dytë si pjesë e Partisë Socialiste.

Ndrec Dedaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Mirditës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, si kandidat i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai  ka përfunduar Akademinë e Rendit Publik dhe ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit përgjatë viteve 1992-2001.

Në vitin 2001, ai mori drejtimin e policisë bashkiake në Bashkinë e Tiranës, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009. Në vitin 2013, Ndrec Dedaj kryesoi fushatën e Partisë Socialiste në Mirditë dhe pas zgjedhjeve u emërua prefekt i Qarkut të Lezhës.

Më 30 prill 2015, ai dha dorëheqjen si prefekt për t’i hapur rrugën karrierës së tij si kryetar i Bashkisë së Mirditës. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjykata e PS: 25/07/2019 15:10

    Jam nje SHqipetare pe jetoj ne nje vend te BE 26 vite ku demkoracia zoteron mbi gjithecka me neveri shikoj se di keto (gjykata?) japiin vendime pa asnje baze ligjore si tu doje qefi por me sa pi shifet asnje Shqipetar nuk shef te ardhme ne kete shtet mafoz dhe ikin diten dhe naten dhe nje dite Edi do ngelet vetem ne Surrel duke i ra fyellit me kata pleherat rreth tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja