KORÇË - Një ditë pasi policia lëshoi urdhër mbrojtjeje për të miturën 10-vjeçare e cila pretendon se dhunohej psikologjikisht nga nëna e saj, Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin e Korçës ka rrëzuar kërkesën e policisë dhe kërkon kthimin e vajzës tek nëna.
Në seancën gjyqësore të kësaj të marte, gjykatësja Sonjela Voskopi argumentoi se prerja e flokëve të vajzës nga ana e nënës së saj nuk përbën veprën penale të dhunës. Po ashtu, gjykatësja tha se mungon raporti i psikologes për të provuar nëse e mitura me inicialet G.T banuese në lagjen 10 të qytetit, është dhunuar apo jo.
Një ditë më parë vajza denoncoi në polici nënën e saj se e dhunonte psikologjikisht dhe se i kishte prerë flokët tullace. Në një lidhje telefonike për A1 Report nëna e saj Shpresa Trimi, tha se akuzat nuk janë të vërtetë pasi nuk e ka dhunuar në asnjë moment vajzën e saj, por shtoi se vajza largohej shpesh nga shtëpia.
Në këtë kontekst, është Shoqata Rome e cila pritet të depozitojë një padi ndaj Fondacionit “Motrat Lini” ku vajza shkonte shpesh dhe ku ishte strehuar prej ditësh. Sipas shoqatës, ky fondacion e ka shtyrë të miturën që të denonconte të ëmën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com