Gjykata Kushtetuese funksionale/ Pas 3 ditësh reagon edhe Basha: Lajm i mirë, por i vonuar

I janë dashur 3 ditë nga bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese, që kryedemokrati Basha të reagojë. Në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Basha e cilësoi një lajm të mirë, por i vonuar.

 "Faturën e korrupsionit do ta paguajnë qytetarët, faturën do ta paguajnë prindërit tuaj, faturën do ta paguani ju. U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë", tha Basha.

Pasi u njoh me problematikat e studentëve, Basha tha se ikja jashtë vendit nuk është zgjidhja e duhur. Basha  tha se rinia është shpresa dhe e ardhmja e vendit dhe se 25 prilli nuk do të jetë vetëm një ditë votimi, por ehde një ditë ndryshimi. Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet.

“25 prilli nuk është vetëm një ditë votimi, por një ditë ndryshimi. Sa kohë që qeveria, kryeministri, pushteti investon gjithçka që mos të dalë para drejtësisë, mos t'i japin përgjegjësi, si mund të ketë drejtësi?! Investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve. Sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit çfarëdo që të bësh, përpjetë të hidhesh, nuk ka për të patur drejtësi por ka për të patur korrupsion, pandëshkueshmëri.  Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë, dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës: ndarja edhe balancimi i pushteteve “trias politika”. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite. Faturë e papërballueshme edhe nga vende me ekonomi 10 herë më të mëdha se tonat. Dhe kjo është arsyeja pse nga brezi i juristëve që po trajnohen so. më të mirët duhet patjetër t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të jenë pjesë e kësaj lufte kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik ku të jeni të sigurt që meritokracia do të jetë kriteri bazë i punësimit, qoftë në sektorin privat ku po kështu pasja e juristëve, avokatëve, përfaqësuesve ligjorë cilësor është jo vetëm garanci për të drejtat e subjektit, të drejtat e njeriut , të drejtat e qytetarit por edhe një garanci për një proces të drejtë ligjor dhe për mbrojtjen në tërësi të ligjit, kushtetutës, pasurive, pronave, të lirive themelore të qytetarëve”, - tha Basha.

Basha u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje.

“Nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qeraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 26/12/2020 17:39

    O Lulush bibilush ha me mire nonje koqe rrush e mos enderro si Jovan Bregu.

    Përgjigju
    • Haha: 26/12/2020 19:33

      A Jovan Jovan e bere me hije Lulush gjumashin shikon endrra me sy hapur

  • Ta rrras lala: 26/12/2020 17:05

    O lyl shal ngjitmi për ty s'është lajmi mir se ti se mbyll dot çështjrn me raport o lyli kapot. Se kur të vi flet thirja ti do shkosh si çeço në gjykst o lyli lugat. Po të mbështillet litari o lyl karri.

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/12/2020 14:01

    Gjynah i shkreti tani i ka dale gjumi

    Përgjigju
  • Pertej: 26/12/2020 13:50

    Numuri do plotesohet po do jete jashte funksiononi se jane te POLITIZUAR dhe VENDIMET do ti marri njishi sa te jete ne pushtet

    Përgjigju
  • Çadra: 26/12/2020 13:39

    Tregoju pse u vonua, tregoi per ”Çadren” dhe mbeshtetjen qe prisje nga “dritarja e Bullarit (gjarper shtepie ne zhargon), perballe Kryeministrise, tregoju se si “mbeshtetesit” e Gjerman te CDU, ju thane mos e shkaterroni reformen me cadra e fara kungli se do ju perjashtojme nga partite simotra perendimore, (ku sinqerisht PD nuk ka lidhje me to e habitem si ju mbajne, po per statistike si duket), tregoju se nuk keni lene ambasador te US qe nga Marisa Lino e deri te e fundit pa e baltosur, le pastaj te BE qe i keni bere nga kurva e deri me dashnore, te gjitha keto vec per te sabotuar Reformen e Drejtesise ! Keto ja tregove Rinise, qe e juaja perbehet 90% nga intelektuale si Sresra.

    Përgjigju
  • O tej: 26/12/2020 12:58

    Basha me shal te ngjitme a thua kjo gjykate ja shqit shalet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë