TIRANË, 29 Korrik /ATSH/ -Gjykata Kushtetuese refuzon të shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Kuvendin për shkarkimin e Zana Xhukës, ish-kreu i ILDKP.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, 5 nga 9 anëtarët e trupit gjykues votuan kundër trajtimit të ankimimit.
Presidenti i Republikës kërkoi deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.14/2014 datë 20.02.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave". /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com