TIRANE- Kërkesa e Kreut të shtetit Bujar Nishani për shpalljen si antikushtetuese të ligjit për KLD-në është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, me kërkesë të një grupi deputetësh të djathtë edhe opozita është rrëzuar nga Gjykata, duke u pranuar kërkesa e saj pjesërisht, për shfuqizimin e nenit 4 të ligjit të qeverisë për KLD-në.
Presidenti i republikës kërkonte shpalljen si antikushtetues të Nenit 7 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili detyronte Kreun e Shtetit që të zgjidhte në postin e zv/kryetarit të KLD-së, një ndër 3 anëtarët e këtij institucioni, të zgjedhur nga Kuvendi.
Ndërkohë ankimimi i PD-së është pranuar pjesërisht.
Partia Demokratike përmes ankesës së saj ka mundur të fitojë një beteje, atë të shfuqizimit të Nenit 4, i cili parashikonte shkarkimin e anëtarëve të KLD-së qofshin këta të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore apo nga Kuvendi për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit, një precedent që në fakt u përcoll në vend me shkarkimin e zv/kryetarit të KLD-së Elvis Cefa dhe anëtarit tjetër Lulzim Lelcaj.
Një shkarkim i cili erdhi pas një komisioni hetimor të deputetëve socialistë, për të cilën opozita pati kundërshti të forta dhe e cilësoi si një shkelje të ligjit e Kushtetutës.
Por opozita ka humbur luftën pas këtij vendimi të Gjykatës, pasi PD kërkonte shfuqizimin e plotë të ligjit dhe shpalljen e tij si të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.
PDF - Ligji i ri për KLD
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Ligji i ri për KLDRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)