Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës

Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës

Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në janar shqyrtimin e kërkesës së ish kryeministrit Sali Berisha, për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor, por sot (24 dhjetor 2024) Gjykata njoftoi se seanca do të zhvillohet më 17 janar të 2025.

Më 21 nëntor 2024 Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e Sali Berishës për të shpallur 'antikushtetuese'  masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv ‚Partizani‘.

E quajti “joproporcionale dhe e panevojshme' pasi qëllimet përmbusheshin nga masa e parë e sigurisë.

Në këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur ish kryeministrin për ‘korrupsion pasiv në bashkëpunim’, duke e akuzuar se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtuan 19 kulla.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë