Gjykata Kushtetuese ‘vulos’ të shkarkuarit nga Vetingu, rrëzon padinë e ish-prokurorit që lunte bixhoz

Gjykata Kushtetuese ka ‘vulosur’ të si të ligjshme vendimet e Komisioneve të Vetigut për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, për mosjustifikim të pasurive, lidhjet me krimin dhe abuzimet me dosjet.

Një kolegj pranë Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji,  ka rrëzuar në dhomë këshillimi një kërkesë të ish-prokurorit Artur Selmani për të shfuqizuar një vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vetingut, për shkarkimin e Selmanit nga detyra. Selmani ka deklaruar të ardhura nga ‘vesi’ i bixhozit.

Kolegji kushtetues ka vendosur refuzimin e padisë së ish-prokurorit Selmani për ta shqyrtuar në seancë plenare, duke konfirmuar kësisoj si në përputhje me Kushtetutën dhe normat ndërkombëtare vendimin e shkallës së dytë të Vetingut. Meqenëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë natyrë standardizuese dhe unifikuese, ky vendim u jep përgjigje edhe pretendimeve për shkarkimet gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë nga Komisionet e Vetingut.

Në padinë e tij, ish-prokurori Selmani ka pretenduar se vendimi i Kolegjit për shkarkimin e tij nga detyra është në kundërshtim me normat Kushtetuese, ka cenuar parimin e sigurisë juridike, janë cenuar pozitat procedurale të tij, është cenuar standardi i arsyetimit, e drejta për një proces të rregullt ligjor etj.  Por, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese në dhomë këshillimi ka arsyetuar se ligjit i Vetingut, mbi bazën e të cilit është shkarkuar ish-prokurori, është verifikuar më parë nga Gjykata Kushtetuese.

“I gjithë procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, edhe pse është një masë e jashtëzakonshme dhe me karakter të përkohshëm, është ngritur nga kushtetutëbërësi  në rang kushtetues”, arsyeton trupa gjykuese.

Po pse u shkarkua Artur Selmani? Përpos të tjerave, Komisionet e Vetingut kanë konstatuar një ‘ves’ të ish-prokurorit, atë të përfshirjes në bixhoz, ku gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, ka deklaruar rreth 10 mijë USD të ardhura nga lotaritë sportive. Sipas Komisioneve të Vetingut, kjo sjellje ka cenuar figurën dhe integritetin e prokurorit.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese per apelimin e Artur Selmanit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kumarxhiu: 15/05/2020 17:06

    Ky esht i pari qe nigjojm se ka fitu ne kumar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic