Gjykata e Tiranës lë në burg ndërtuesin Fejzo Zekaj, personin që shihni në këtë foto për të cilin në Itali është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë Zeka është njohur me masën e sigurisë ndaj tij si dhe urdhër arrestin ndërkombëtar ku prokuroria ka kërkuar esktradimin e tij për llogari të drejtësisë italiane.

Fejzo Zekaj

Për të aprovuar ekstradimin është lënë 40 ditë kohë sipas procedurave ligjore dhe pritet që gjykata të njihet me urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj ndërtuesit shqiptar.

Zekaj u arrestua dy ditë më parë në kryeqytetet në banesën e tij ndërsa policia sqaroi se pas kontrollit të banesës atij nuk iu gjet asnjë send i ndaluar apo lëndë narkotike për të cilën akuzohet në Itali.

Mandat arresti për 38 vjeçarin nga Kuçova është lëshuar nga kuestura e Breshias pasi gjykata atje ka gjetur atë fajtorë dhe të përfshirë në një organizatë kriminale të trafikut të narkotikëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)