Gjykata lë në burg nënkomisarin
e Rinasit, akuzohet për korrupsion
Arrest me burg është masa e sigurisë dhënë nga Gjykata e Tiranës për nënkomisarin, Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në aeroportin e Rinasit, Eduard Çela i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
TIRANE - Arrest me burg është masa e sigurisë dhënë sot nga Gjykata e Tiranës për nënkomisarin, Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në aeroportin e Rinasit, Eduard Çela i cili u arrestua 2 ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, pala mbrojtëse nuk i ka pranuar akuzat ndaj Çelmetës.
Në një prononcim për televizionin A1Report, pas përfundimit të seancës, avokati Saimir Visha tha se duhet të merren masa ndaj atyre që arrestuan Çelmetën.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme “nënkomisar Çelmeta duke përfituar shuma që variojnë nga 400 deri në 500€, ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit, të shtetasve të ndryshëm.”
Vetë i akuzuari i Çelmeta nuk ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar vijueshmërinë e hetimeve duke argumentuar pranë gjykatës se “kemi të bëjmë me një vepër e cila është në hetim.”
Pasi dëgjoji palët gjykata, në drejtimin e gjykatëses Elona Gjoka, vendosi të lërë në burg Çelmetën duke i dhënë kohë organit të akuzës të paraqes fakte dhe prova për të vazhduar procesin gjyqësor.
Eduard Çelmeta u arrestua në orët e pasdites së 10 nëntorit nga agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme në aeroportin “Nënë Tereza” për shpërdorim detyre e korrupsion pasiv. Arrestimi i tij u bë pas një hetimi intensiv disa mujor nga SHKB.
KUSH ISHTE ÇELMETANënkomisar Eduart Çelmeta, i datëlindjes 14.01.1964, lindur dhe banues në Tiranë ishte me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në aeroportin e Rinasit. Arrestimi i 42-vjeçarit u bë për veprat penale, “Korrupsioni pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuara nga neni 259 dhe 248 i Kodit penal. Çelmeta ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit të shtetasve të që për arsye të ndryshme nuk duhet të largoheshin nga Shqipëria.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Brendshme vijon veprime të tjera hetimore, për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47