Gjykata lë në burg të fortin e
"Myslym Shyrit", Gjergj Cukali

Gjykata lë në burg të fortin e <br />
TIRANE-  Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “ I forti i Myslym Shyrit” doli sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, 3 ditë pasi 33 vjeçari u vu në pranga nga uniformat blu.

Pasi mori në shqyrtim provat e prokurorisë dhe pretendimet e avokatit mbrojtës gjyqtari Gerd Hoxha dha masën e sigurisë "arrest me burg" për akuzën e armëmbajtjes pa leje pasi në momentin e arrestimit iu gjetën edhe një pistoletë tip ‘Glok’ me 17 fishekë. Ndërkohë që është tërhequr akuza për “kanosje”.

Ai njihet në botën e krimit, pasi ka kryer dënimin prej 10 vitesh burg për pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, në 2004, por 3 ditë më parë është vënë në pranga për një plagosje të ndodhur më 5 maj pranë shkollës së Baletit.

PLAGOSJA ME 5 MAJ

Sipas policisë Cukali së bashku me Kataldo Lezhja akuzoheshin se kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur shtetasin Sh. Kadiu, punonjës i një firme private sigurimi, për një vend parkimi. 43 vjeçari kishte bërë kallëzim se në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Shkollës së Baletit se ishte kanosur me armë dhe goditur nga dy persona pas një debati mes tyre për një vend parkim. Nga identikiti që kishte përshkruar sipas policisë Gjergj Cukali dyshohej se ishte autori i këtij kërcënimi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?