TIRANE - Bashkim Tahiri babai i Sajmir Tahirit, fiton lirinë, ndërsa gjykata vendos hetimin në gjendje të lirë duke vendosur kushtin e detyrim paraqitje pranë oficerëve të policisë gjyqësore 2 herë në muaj.
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Arjan Aliaj në vendimin e sotëm vlerësoi të ligjshëm arrestimin nga policia të babait të deputetit socialist. Bashkim Tahiri u arrestua më 25 mars së bashku me dy persona për akuzën e kontrabandës së ilaçeve.
Gjatë seancës prokurori i çështjes Dritan Reshka deklaroi se arrestimi i Bashkim Tahirit është i ligjshëm, pasi provat e paraqitura nga policia vërtetojnë përfshirjen e tij në tregtimin e ilaceve kontrabandë pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave.
"Bashkim Tahiri kishte paguar Gjizën 90 mijë lekë për ilaçet "- tha prokurori duke kërkuar hetim në gjendje të lirë gjatë të cilës Bashkim Tahiri do të paraqitet në polici sa herë i kërkohet, nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje".
Nga ana e tij avokati i Tahirit tha se arrestimi është politik dhe nuk ka prova vërtetojnë akuzën . “Nuk ka asnjë provë që fajësojnë Tahirin për kontrabandë ilaçesh, përveç faktit që është babai i deputetit të PS-së Sajmir Tahiri.”- tha avokati Plarent Ndreca duke i kërkuar gjykatës të lirojë menjëherë klientin e tij dhe të mos caktojë asnjë masë sigurie.
Gjyqtari Arjan Aliaj vlerësoi dhe masës së sigurisë "Arrest shtëpie" për Dritan Gjizën. Kjo masë sigurie u kërkua nga prokuroria.
AVOKATI: E VETMJA PROVË E ARRESTIMIT, ËSHTË BABAI I SAJMIR TAHIRIT
Pas seancës avokati Plarent Ndreca u shpreh për mediat se do të apelonte vendimin dhe renditi parregullsitë ekstraligjore pas të cilës fshihet motivi politik.
“Zëdhënësja e policisë doli në prononcim për gazetarët për arrestimin, gjysmë ore para së të bëhej arrestimi, Arrestimi është bërë në orën 13:00 ndërsa oficeri i policisë gjyqësore thotë se arrestimi është bërë në orën 16:00. Arrestimi është i paligjshëm por rëndësi ka lirimi i tij. U konstatua se nuk ka provë që ta mbante të ndaluar. Prokuroria nuk ka asnjë provë që përcakton kodi që Bashkim Tahiri të ketë kryer ndonjë vepër penale. E vetmja provë ishte se Bashkim Tahiri ishte babai i Sajmir Tahirit. Ky ishte i vetmi shkak i arrestimit. Do e apelojmë për çështje tekniko ligjore. Ishte flluskë juridike e ngritur nga policia për qëllime ekstraligjore për të mos thënë politike që kanë lidhje me djalin e tu. Nuk ka hetim prej 3 muajsh pasi prokuroria tha se nuk ka asnjë dijeni apo delegim për hetim të çështjes, në dosje nuk ekziston asnjë provë jo vetëm ndaj Tahirit por dhe as ndaj shtetasve të marrë në hetim”
Seanca u ndoq me interes nga një numër i lartë qytetarësh, ndërsa Bashkim Tahiri 45 minuta pas dhënies së vendimit la ambientet e Drejtorisë së Policisë.

(Në foto Bashkim Tahiri sot në gjykatë)

(Në foto: Dritan Gjiza sot në gjykatë)
Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan në 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë. Ata akuzohen për kalimin e një sasie ilaçesh kontrabandë nga pika kufitare e Durrësit, sipas policisë me vlerë mbi 10 mijë euro. Sajmir Tahiri e quajti arrestimin presion për të mbylllur gojën.
Redaksia online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bashkim Tahiri, i arrestuar prej mëse 24 orësh