Gjykata liron ish-komandantin e 
UÇK, Sami Lushtaku, bien akuzat

Gjykata liron ish-komandantin e <br />UÇK, Sami Lushtaku, bien akuzat
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është liruar nga paraburgimi pas ankesës e cila ka ardhur për heqjen e kësaj mase nga avokati i tij, Arianit Koçi.

Informacionin për lirimin e ish-kryetarit të Drenasit e ka konfirmuar avokati mbrojtës i cili shtoi se vendimi ka ardhur nga Gjykata Supreme.

Ai së bashku me Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzoheshin për krimet lufte.

Ndaj Lushtakut ishte rëndonte akuza e vrasjes së një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015.

Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike.

Vendim të cilin e kishin kundërshtuar ashpër avokatët e Sami Lushtakut.

Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.

Kurse Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë