Gjykata e Durrësit liron Ledio Rucin, djalin e deputetit socialist Gramoz Ruci, i cili u kap tre ditë më parë nga policia e Durrësit me 1.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e qytetiti bregdetar, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë Ledio Ruci.

Trupi gjykues e ka vlerësuar urdhrin për ndalimin e tij si të pavlefshëm. Ndërkohë që Prokuroria edhe pse kërkoi detyrim paraqitje, kishte konsideruar si të paligjshëm kontrollin e automjetit.

28 vjecari u ndalua në qytetin e Durrësit gjatë një kontrolli nga policia e qytetit bregdetar.Policia arriti të gjente në makinën e të riut 1,5 gramë kanabis. ah/shqiptarja.com/