U arrestua për llogari të drejtësisë italiane me një kërkesë për ekstradim, Gjykata e Apelit liron biznesmenin Fejzo Zeka duke i caktuar atij masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Vendimi për lirimin e Zekës është dhënë një ditë më parë nga gjyqtari Ervin Metalla kryesues në treshen e gjyqtarëve që kanë vlerësuar masën e sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për biznesmenin e prangosur.

Zeka u prangos më 26 shkurt nga policia e Tiranës në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar, ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se Fejzo Zeka brenda pak ditësh do kërkoj njohje dënimi të mbetur nga gjykatat shqiptare.

Fejzo Zeka është dënuar në mungesë në Itali për akuzën e trafikut të drogës ndërsa prej më shumë se një dekadë ai është përfshirë në biznes në vendlindje ku ka ndërtuar dhe kompleksin e vilave white houses në Farkë.


Redaksia online
Shqiptarja.com