Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Rusisë të ndalojë pushtimin, Meta: Shqipëria në krah të Ukrainës! Xhaçka: Moska të bindet

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së (GJND) në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj, duke thënë se nuk kishte parë asnjë provë për të mbështetur justifikimin e Kremlinit për luftën, se Ukraina po kryente gjenocid kundër rusishtfolësve në lindje të vend, shkruan The Guardian.

Gjykata vendosi një urdhër të përkohshëm që "Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që ajo filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës". Vetëm gjyqtarët rusë dhe kinezë në gjykatë votuan kundër urdhrit.

Urdhri ishte në përgjigje të një apeli ukrainas në gjykatë më 26 shkurt, duke kërkuar një vendim urgjent mbi pretendimet e pambështetura ruse se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në Luhansk dhe Donetsk, rajone në Ukrainën lindore, si një justifikim për sulmin.

Rusia nuk mori pjesë në seancë për këtë çështje dhe as avokatët e saj nuk u paraqitën për të dëgjuar vendimin e sotëm. Në vend të kësaj ata i dërguan një letër gjykatës duke pretenduar se GJND-ja nuk kishte juridiksion mbi çështjen. Presidenti i gjykatës, Joan Donoghue, hodhi poshtë argumentin e Rusisë.

Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë përshëndetur urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku thuhet se Rusia duhet të ndalojë menjëherë pushtimin në Ukrainë. Meta shkruan se Shqipëria është në krah të Ukrainës dhe mbështet pavarësisnë e saj për integritetin territorial.

"Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës. Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në union ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina. Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane", shkruan Meta.

Nga ana tjetër, ministrja Xhaçka i bën thirrje Rusisë që ti bindet urdhrit të Gjykatës.

"Mirëpritëm urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme të pezullimit të menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose ndonjë organizatë apo person. Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t'i bindet urdhrit të Gjykatës", shkruan Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset