Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

Paneli i gjyqtarëve të GJND-së

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin që të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah në Gazën jugore. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës, si edhe të hapë kalimin në Rafah për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota pro dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit. Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në Rafah dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë.

Vendimi vjen pasi Afrika e Jugut i kishte kërkuar GJND-së që ta urdhëronte Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah, duke thënë Izraeli po kryen gjenocid dhe se po kërcënon mbijetesën e popullit palestinez. 

Izraeli e ka bërë të ditur tashmë se, nëse Gjykata do ta urdhëronte të pushonte ofensivën, nuk do të respektonte urdhrin. Madje pas vendimit, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në qendër të Rafahut. Kryeministri Izraelit do të ketë një komunikim urgjent me ministrat e kabinetit të luftës. 

Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

GJND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund t'i japë një urdhër një shteti, por nuk e detyron dot atë që ta zbatojë.

Lajm ne përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
Gjenden të vdekur 3 pengje të tjerë izraelitë në Gaza

Hanan Yablonka, Orion Hernandez dhe Michel Nisenbaum

Trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë janë nxjerrë nga Gaza, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Ata janë të Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum dhe Orion Hernandez, thuhet në një deklaratë.

IDF tha se trupat e pengjeve u gjetën nga qyteti verior i Jabalia gjatë natës në një operacion të përbashkët me agjencinë e brendshme të inteligjencës izraelite. Kjo vjen një javë pasi trupat e tre pengjeve të tjerë u gjetën në Gaza.

Të tre ishin në mesin e 252 personave që u kapën kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz. Sipas Izraelit, janë rreth 130 pengje që mbahen ende në Gaza.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 24/05/2024 21:16

    Nuk ka asnje dyshim qe Izraeli eshte pasardhsi i nazismit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në Europian dhe e uli 'nga froni', Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në Europian dhe e uli 'nga froni', Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria