Zhdukja e Ulvi Skanës, nisin hetimet për rrëmbim! Mik i Can Kariçit i vrarë në 2021! Prindërit në ‘Pa Gjurmë’: E mori një shok në telefon, do i kthente borxhin

TIRANË- Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Prindërit e Ulvi Skanës, Hasan dhe Thëllëza, kanë dhënë një rrëfim për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për momentin e fundit që kanë pasur me djalin e tyre, ditën që ai iku dhe nuk u kthye më kurrë. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021.

Me lot në sy, nëna e 29-vjeçarit tregon se më 17 maj, Skana i ka kërkuar 200 lekë për të pirë kafe dhe është larguar nga shtëpia. Ajo thotë se në mëngjes djali ka marrë një telefonatë nga një shok i tij, ku i kishte thënë për t’u takuar se ai do i kthente 20 mijë lekë që ia kishte borxh 29-vjeçarit. Prindërit dyshojnë se djali është rrëmbyer, por ata mohojnë që të ketë qenë mik me Can Karriqin, i vrarë në 23 dhjetor 2021.

“Kam qenë të shtëpia, erdhi me datë 14 ne patëm me 15 ditëlindjen e çunit, e festuam te i vëllai. Të hënën doli si gjithmonë, të martën në mëngjes si ka marrë ca lekë për kafe dhe erdh ke shtëpia. Ishte drekë, më tha me jep një 2 mijë lek, po i kishte dhënë babi. I kishte thënë shoku do më japë 200 mijë lekë se mi kishte borxh. Me kapi për faqe se ka qenë i dashur. I vëllai 2 mijë euro hoqi ekspulsin. I dhash mos i kërko më lekë, se ai tjetri 2 mijë euro. Nuk tregonte për asnjë shok, Erdh nga ora 1 u la u ndërrua, më tha më jep 2 mijë lekë të dal. Babi rre tha me ka dhënë më pak lek. Si përherë. Prit të vijë nuk erdhi. Ka një javë nuk më vinte natën, vinte në mëngjes. Ai pale ku ishte më thonte, jam në institut. Atë natë nuk u interesova fare. Nuk iu thash gjë. Në aksham, më 18 maj i thash pa çoja një zile Ulit. Ajo ja çoi, nuk i kishte shkuar mesazhi. I fikur. Një ditë më pas. Se këta të rinjtë nuk dëftojnë për një ditë kur shkojnë. U mbyll telefoni. Dua të hapin telefonin. Jam tu shko se më ka një shok 200 mijë lekë. E kanë marrë që në mëngjes”, tha nëna e 29-vjeçarit në Report Tv.

Ditën kur është larguar nga shtëpia, nëna tregon se Skana kishte veshur atlete të bardha, xhinse blu dhe një bluzë të blu me vija të kuqe. Ndërkohë, i ati Iu bën thirrje autoriteteve që të veprojnë për të gjetur djalin e tyre.

“Këpucë të barxha, xhinse blu, një triko blu me vija të kuqe. I dobët, ka pasur mjekër”, tha nëna.

“Të bëjë punën e vet shteti dhe ta gjerë, nga drejtoi i policisë te ai i rendit”, u shpreh i ati.

Nëna tregon se Skana është marrë në pyetje për vrasjen e Can Kariçit dhe e kanë mbajtur në komisariat për 12 orë, madje edhe e kanë dhunuar.

Si u ekzekutua Can Kariçi

Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. Për ngjarjen u shoqëruan rreth 15 persona, pjesa më e madhe e tyre familjarë dhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes. 30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip 'Golf 5' . Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip 'Audi' me targa të huaja. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes, bashkë me armën e krimit. 

E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.

1655303452_gffhfh.jpg

Ulvi Skana (i zhdukur) dhe Can Kariçi (i ekzekutuar më 23 dhjetor 2021)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin