Gjykata s'i dha mandatin, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës

Gjykata  s'i dha mandatin, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës

Gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut është caktuar Fida Osmani. Caktimi i saj është bërë me anë të shortit dhe ky vendim vjen pasi Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për t'i dhënë apo jo vërtetësinë e mandatit Kajmakut.

Në një vendim të 15 korrikut 2019 me firmë të gjyqtares Ariana Gunbardhi, Gjykata e Tiranës, ia kaloi kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative, për motive që nuk dihen ende për shkak se argumentet nuk janë bërë publike.

Ndryshe nga Gjykata e Durrësit që teksa refuzoi t'i njohë mandatin kryebashkiakes Valbona Sako përdori argument regjistrimin jashtë afateve ligjore të Bindjes Demokratike në KQZ, Gjykata e Tiranës nuk ka marrë fare vendim. Në zgjedhjet e 30 qershorit, Kajmaku nuk kishte kandidatë përballë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së