Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një banese në Vorë. Sasia, e vendosur në shtëpinë e Fatmir Shehut ka qenë e vogël dhe ka shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.