Gjykata nuk ndryshon mendje, Thaçi e Veseli mbeten në paraburgim! Përfunduan në seancë të mbyllur 2 dëshmitë e para

Gjykata nuk ndryshon mendje, Thaçi e Veseli mbeten në paraburgim! Përfunduan në seancë të mbyllur 2 dëshmitë e para

Krerët e UÇK në Hagë

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

Ka qenë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, i cili në përditësimin e informacionit ka thënë se ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do t’u vazhdohet masa e paraburgimit, pasi trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që ndërprerja e masës së paraburgimit ndaj tyre mund të pengojnë ecurinë e procesit.

 “Të hënën, më 17 prill, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi dhe  z. Veseli. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që Thaçi dhe Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme, Trupit Gjykues dhe palëve u kërkohet të mbajnë parasysh nevojën që gjykimi të kryhet sa më shpejt që është e mundshme”, ka thënë ai.

Zëdhënësi ka thënë gjithashtu se dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokuroria në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i përfunduan dëshmitë e tyre. Ata dëshmuan me masa mbrojtëse dhe kryesisht në seancë private dhe që të dyve iu bënë pyetje nga ekipet e Mbrojtjes, dhe njërit prej tyre edhe nga mbrojtësi i viktimave. Dëshmia e dëshmitarit të tretë po vazhdon dhe po kryhet në seancë të mbyllur.

“Të gjitha gjykimet në DHSK janë publike; megjithatë ndonjëherë gjykatësit vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në atë që quhet seancë private, ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose viktimave. Vendimi për ta kryer seancën në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me shumë kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve e dëgjojnë atë që thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje”, ka thënë zëdhënesi Gjykatës Speciale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari