TIRANË - Gjykata e Posaçme ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike e cila pretendoi se njerëzit e Veliajt kanë ndërhyrë pranë gjyqtares Ilirjana Olldashi.
Në një dalje për mediat, nga selia e PD-së Belind Këlliçi deklaroi nga burime informale se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin.
Kjo sipas tij, ka ndodhur edhe për mega-afera si Inceneratori fantazmë i Tiranës dhe afera kriminale 5D.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë Gjykata, e cila tha: Në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, Iliriana Olldashi.”
Ilirjana Olldashi është gjyqtarja e hetimeve paraprake në Apelin e Posaçëm sa i takon dosjes së Veliaj pasi kjo ka shqyrtuar edhe më herët kërkesat e bëra nga Ajola Xoxe dhe Arbër Veliaj në lidhje me kontrollet e ushtruara. Kjo do të thotë se edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Veliajn automatikisht do t’i shqyrtojë e njëjta gjyqtare.
Reagimi i gjykatës:
Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.
Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Deklarata e Këlliçit:
Ne dënojmë me forcë tërheqjen e policisë së shtetit para turmës së pushtetit, duke e lënë perimetrin e sigurisë të institucionit të drejtësisë në dorën e patronazhistëve dhe killerave online dhe offline të kreut të 5D Veliaj dhe narko kryeministrit Rama.
Prania e djeshme paramilitare e mercenarëve të Veliajt, frymëzuar edhe nga gjuha e mbushur me urrejtje e kërcënime e Edi Ramës, nuk ishte provë force dhe intimidimi vetëm ndaj prokurorit Dado, që doli mbi barrikadën e frikës, por edhe mbi gjyqtaren e Apelit Ilirjana Olldashi.
Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D.
Partia Demokratike u bën thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm që të rezistojnë dhe të japin kontributin e tyre në vendosjen e një drejtësie që nuk sheh majtas apo djathtas, por vetëm zemrën dhe thelbin e ligjit.
G.K/S.G/Shqiptarja.comKomente


Po ky bir kurve jevg nga i gjen paret qe vete dy here ne muaj ne amerik Ky aspaku i berishes cfar ben Apo vete pas lodrave te cunit te erjonit apo pas fustaneve te gruas veliut
PërgjigjuCfare behet me hetimet per kte mashtrus ordiner,genjeshtar patologjik? Kur do i jepet goditja qe meriton? Mendova se ishte Salianji krye mashtrusi,por paska qene nxenes para ktij jevgut! Ptu rrace e shpifur! Shampanje do ofroj kur te futet llapa brenda si Salianji me shoke!
PërgjigjuKok tul je bo si Sali rrena duke shpif lloj lloj faktesh . Gjykata nuk merret me predionet e flliqura te tuat. Po je burre hidh prap kandidaturen per bashkine e Tranes dhe do jesh i sigurte se diferenca me cdo perfaqsus te PS do jete mbi 80 vota. Kokvorbe mashtrys do bohesh ti politikan
Përgjigju