Gjykata pezulloi procesin për regjistrimin e statutit të Bashës, Sefa: S’ndikon në funksionimin e PD, Berisha s’e përdor dot si bunker për t’u mbrojtur nga drejtësia  

TIRANË- Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë se vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e çështjes ku Basha kishte kërkuar regjistrimin e ndryshimeve statutore, nuk do të pengojë në funksionimin normal të partisë. Për Report Tv, Sefa thotë se PD do të vijojë funksionimin në bazë të statutit të 2 shtatorit derisa Gjykata e Lartë të japë vendimin përfundimtar se kujt i takon vula.

“Është pezullim i gjykimit, gjykata nuk ka dhënë një opinion për regjistrim apo mosregjistrim, por ka thënë që kjo çështje nuk shqyrtohet për sa kohë ka një çështje tjetër në gjykim. Ndryshimet quhen të ligjshme, kanë hyrë në fuqi më miratimin nga Kuvendi. Kemi raste të ngjashme që të gjitha ndryshimet janë futur në fuqi menjëherë, pasqyrimi në gjykatë është vetëm për të dokumentuar ndryshime të tilla. S’ka asnjë lidhje me çështjen nëse janë në fuqi apo jo. Kemi ndryshimet statutore të 2018 janë depozituar në gjykatë vetëm në vitin 2021 dhe të gjithë vendimmarrjet kanë fuqi ligjore që në vitin 2018. Asnjë pengesë nuk ka për funksionimin normal të Partisë Demokratike dhe kjo është e qartë për të gjitha institucionet.

Sa i takon grupit të Berishës, Sefa tha për 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, se po punojnë për të bërë mbrojën e ish-kryeministrit që të mos përballet me drejtësinë. Ai thekson se Rithemelimi nuk do ta përdorë PD is bunker për të mbrojtur Berishën.

“Ka dy lloj grupimesh, një grupim që mbështet SPAK dhe GJKKO, në mënyrë të përsëritur dhe publike. Kemi dhe një grup tjetër që për interesa personale të individëve, qoftë ky dhe Sali berisha, janë mbledhur për tu bërë mburojë ndaj akuzave të ngritura ndaj organeve të drejtësisë, nuk e trajtojnë dot PD si bunker për mbrojtjen e interesit personal të gjithsecilit. Gjithsecili duhet t’i dalë përballë kauzave të drejtësisë duke u ballafaquar. Kjo betejë e Berishës është për faktin e vetëm që të krijojë një mbrojtje politike në momentin që do vinte ora për tu përballur me drejtësinë”, tha Sefa.

Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e çështjes për kërkesën e Lulzim Bashës për miratimin e Statutit të Kuvendit të 2 Shtatorit. Sipas Gjykatës ndryshimet statutore nuk mund të regjistrohen deri kur të ketë vendim të formës së prerë për pronësinë e vulës së Partisë Demokratike.

    SI.E./r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja