Një muaj nga padia për Fyerje e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ndaj kreut të Opozitës Lulzim Basha gjykatësi Lazër Sallaku pushon gjykimin e kësaj çështje.

Pushimi i padisë konfirmohet për ReportTv nga burime pranë gjykatës së Tiranës të cilat sqaruan se gjyqtari e ka argumentuar këtë vendim me faktin se ministri është paraqitur dy herë me vonesë në sallën e gjyqit.

Kjo padi u regjistrua në gjykatën e Tiranës më 13 janar të këtij viti ku u caktua dhe prokurori për ndjekjen e këtij gjykimi pasi ministri Beqaj refuzoi pajtimin me të paditurin Lulzim Basha.

Për pushimin e kësaj padie nga gjykata ka reaguar dhe ministri Beqaj i cili është shprehur se nuk do ta tërheq padinë duke apeluar vendimin dhe duke sqaruar se pretendimet se ai është paraqitur me vonesë në gjyq nuk qëndrojnë.
 
Vendimi i gjykatës është skandaloz dhe dua të them se do bëjmë padi të re. Jemi paraqitur në gjykatë në oraret e duhura”.


Ilir Beqaj e paditi Bashën pas akuzave që ky i fundit i kishte bërë atij për korrupsion në shëndetësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)