Shtyhet për në datë 27 shkurt në orën 13:30 seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Rovena Gashit për Kryeprokuroren Arta Marku. Në seancën e sotme gjyqtari rrëzoi kërkesën e Gashit për praninë e Arta Markut në gjykatë. Gjyqtari u shpreh se “Marku ka përfaqësues dhe nuk është e nevojshme të jetë vetë”.
/Shqiptarja.com
Në seancën e mëparshme, avokati i Rovena Gashit Çlirim Gjata kërkoi që Arta Marku të ishte e pranishme sot në gjykatë për të sqaruar se përse e shkarkoi nga detyra e shefes së Njësisë së Dekriminalimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashin.
d.b/shqiptarja.com







