Gjykata e Lartë rëzon kërkesën e të arrestuarit Ilia Basho për lirim nga qelia. Vendimi është marë një javë më parë, ku trupi gjykues i kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate z.Shpresa Beçaj ka vendosur të mos pranojë rekursion e avokatëve mbrojtjës të Ilia Bashos, i cili akuzohet nga prokuroria e Tiranës si organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho. Kërkesa është depozituar nga avokatët në muajin Mars dhe se përgjatë kësaj kohe ajo ka qënë në dhomën e këshillimit. Pas shqyrtimit të saj nga pësëshja e gjyqtarëve është marë vendimi për mospranimin e rekursit. Aktualisht çështja penale në ngarkim të Bashos është duke u hetuar nga prokuroria e Tiranës, e cila pritet që shumë shpejt të mbyllë hetimet rreth kësaj dosje. Nuk dihet nëse Basho do meret i pandehur ose jo, por burimet pranë prokurorisë thonë se janë duke vijuar hetimet për të grumbulluar prova me qëllim identifikimin e personit që qëlloi mbi nënën e dy fëmijëve Eleni Basho. Kjo e fundit, banonte në zonën e Shkozës në kryeqytet së bashku me burrin e saj Ilia, i cili është biznesmen në tregtimin e medikamenteve dentarë. Me 2 shkurt, gruaja me origjinë nga Gjirokastra u ekzekutua me 2 plumba në kuriz rreth 100 metra pa arritur në derën e shtëpisë së saj në një rrugicë të errët të kësaj zone. Personi që ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të Eleni Bashos, mendohet se ka përdorur errësirën si dhe disa fera për tu fshehur, me qëllim që të mos binte në sy të personave që kalonin në rrugicë. Sipas familjarëve ka shumë mundësi që ai të ketë qëndruar afër një përroi ku ndodhen disa fera, të cilat janë shumë afër vendit të krimit. Për shkak të errësirës së dendur por dhe shiut të rrëmbyer që binte mbrëmjen e 2 shkurtit, ai nuk është vënë re nga viktima, e cila është qëlluar nga prapa me dy plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas këtij veprimi autori është larguar me shpejtësi, ku mendohet se një person tjetër ta ketë ndihmuar për ti shpëtuar syrit të kalimtarëve.
/Shqiptarja.com








