TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Arben Frrokut, i cili me anë të avokatit të tij, Tonin Prendi, iu drejtua Gjykatës për mospranim të afatit kohor shtesë 2-mujor, të kërkuar nga Prokuroria për të vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Seanca u zhvillua në mungesë të Frrokut, i cili ende nuk është ekstraduar nga Greqia, ndërsa i pranishëm ishte vëllai i tij Mark Frroku, i zgjedhur një muaj më parë deputet.
Ndërsa një tjetër gjykatë, ajo e Shkallës së Parë në Durrës, ka lënë me detyrim paraqitje Gentjan Bejtje, personin e dyshuar si autor i vjedhjes së automjetit “BMW” që sipas policisë është përdorur në atentatin e 24 shkurtit ndaj Lamajt.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com