Ndërtimi i parkut të fëmijëve tek kodrat e liqenit që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës duhet të vazhdojë.

Ka qenë ky vendimi i gjykatës administrative e cila këtë të mërkurë ka rrëzuar padine e shoqërise civile që kish kërkuar pezullimin e ndërtimit.

Sipas padisë të dorëzuar pak ditë më parë disa shoqata kërkonin pezullimin e ndërtimit dhe pengimin e ndërtimit me argumentin se mungonte leja e ndërtimit.

Ka qenë gjyqtarja Nafije Hasko e cila ka rrëzuar padinë duke i dhënë të drejtë Bashkisë të vazhdojë ndërtimin pasi sipas saj dokumentacioni i paraqitur në gjykatë përfshi dhe lejen ka qenë korrekt.
 
Redaksia online
(F.T/Shqiptarja.com)