Ish-ministri i Arsimit në qeverinë "Berisha" i ka shpëtuar dënimit nga Gjykata e Lartë, e cila e ka shpallur atë të pafajshëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Vendimi i pafajësisë për Myqerem Tafaj është dhënë ditën e djeshme nga një kolegj i Gjykatës së Lartë, i cili nuk pranoi kërkesën e prokurorit Madrid Kullolli për dënimin e ish-ministrit të arsimit me 1 vit heqje lirie. Me vendimin e djeshme, Tafaj nuk humb mandatin e deputetit njëherësh dhe emri i tij nuk bëhet pjesë e listës së ligjit për dekriminalizimin. Reagimi i vetëm pas vendimit të pafajësinë erdhi nga avokatia e ish-Ministrit Brikena Kasmi e cila po ashtu në qeverinë Berisha ka mbajtur postin e zv.Ministres së Drejtësisë, ndërsa prokurori Madrid Kullolli preferoi të heshtë. “Ishte një vendim i gjykatës që nuk meriton të diskutohet. Kështu që ne jemi të kënaqur me punën që ka bërë edhe prokuroria por edhe gjykata”-tha Kasmi.
Kallëzimi nga ministria
Më 26 Mars 2015 Tafaj u vu nën akuzë pas kallëzimit që sekretari i përgjithshëm i ministrisë aktuale të arsimit bëri ndaj tij. Pas hetimeve të kryera ndaj ish-Ministrit Prokuroria kërkoi 1 vit burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij Tafaj kish favorizuar ish-universitetin vitrina duke i akredituar programet dhe pse nuk plotësoheshin kushtet. Sipas prokurorisë dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprimet antiligjore të Tafajt arrinin në 1 milion euro dhe 1869 student ishin prekur nga diplomimi fiktiv. Por paçka këtyre akuzave kolegji penal i gjykatës së lartë vendosi pafajësi duke mbyllur kështu procesin ndaj një ish-ministrit të qeverisë Berisha.
Urdhëri i paligjshëm
Nëpërmjet nxjerrjes së urdherit të paligjshëm për lejimin e programeve të studimit të cilat kishin filluar regjistrimet dy vite akademike para se të nxirrej urdheri, ka rezultuar se janë regjistruar gjithsej 1869 (njëmijëteteqindegjashtedhjetëenëntë) student prej të cilëve 191 prej tyre janë diplomuar nga ana e SHLP Vitrina.Nga raporti i inspektimit datë 17.07.2014 i ushtruar ne IAL, SHLP Vitrina ka rezultuar se tarifa për regjistrimin e një student në një vit akademik kishte çmime të ndryshme të cilat varionin midis shumës nga 330-1222 Euro per sejcilin vitë për cdo student.Nga ana e SHLP Vitrina ne informacionin e dërguar me shkresën nr.470/1 datë 08.10.2013 në Ministri pretendohet se taraifa është e unifikuar në shumën 500 Euro për student.
Në cilësinë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, i pandehuri Myqerem Tafaj nuk i është përmbajtur dhe nuk e ka respektuar kërkesën e ligjit, e cila për përcaktimin e kriterit teknik të cilësisë së jashtme të përmbajtjes së programeve, ka përcaktuar një organizëm shtetëror të specializuar nga pikpamja shkencore, qëllimi dhe funksioni i të cilit është përcaktuar në ligjin për Arsimin e Lartë dhe në VKM nr.303 datë 01.07.1999.
Ky Institucion (Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë) i cili ka marre fuqine e tij nepermjet Ligjit, VKM dhe akteve te tjera nenligjore, nisur nga nevoja per mirëfunksionimin e fushës së arsimit të lartë, nga eksperienca në përbërjen e tij, kualifikimet e anetareve të tij, ka kapacitetet ligjore dhe mundesitë objektive për të përcaktuar kriteret teknike cilesore te Institucioneve te Arsimit të lartë në R.SH. Nisur nga aftesitë dhe kapacitetet e Keshillit, nga ana e ligjvenesit, është përcaktuar se vlerësimi i shprehur prej këtij Këshilli në formen e vendimit për plotesimin ose jo te kushteve teknike të cilesise se institucionit Arsimor, i paraqitet Ministrit, i cili ka detyrimin ligjor per ta zbatuar.
Dëmi tek studentët
Me veprimet e kryera sipas prokurorisë i pandehuri Myqerem Tafaj, në cilësin e ish-Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ka sjellë si pasojë krijimin e mundësisë, subjektit privat “Shkolla e Lartë Private Vitrina”, që pavaresisht se nuk plotesonte standartet e parashikuara nga ligji, të zgjerojë aktivitetin në fushen e arsimit dhe të ofrojë programe jo cilësore studimi, me pasoja financiare për individet dhe për shtetin, si garant i standarteve të larta mësimore. Ai ka sjellë për pasojë dëmin e madhë finaciar për 1869 studentë të cilëve vetëm për një vit akademik ju është shkaktuar minimalishtë një dëm prej (330-1220 Euro per student) 500 Euro për student i barabartë me shumën 934.500 Euro.
Dëmi 934 mijë euro
Myqerem Tafaj ka sjellë për pasojë dëmin e madhë finaciar për 1869 studentë të cilëve vetëm për një vit akademik ju është shkaktuar minimalishtë një dëm prej (330-1220 Euro per student) 500 Euro për student i barabartë me shumën 934.500 Euro.
Kallëzimi
Më 26 Mars 2015 Tafaj u vu nën akuzë pas kallëzimit që sekretari i përgjithshëm i ministrisë aktuale të arsimit bëri ndaj tij. Pas hetimeve të kryera ndaj ish-Ministrit Prokuroria kërkoi 1 vit burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO