DOHA, Katar - Legjendat e Barcelonës barazuan 2-2 kundër atyre të Real Madrid, në El Clasicon e legjendave që në Doha u ndoq nga më shumë se 31 mijë tifozë në stadium. Pas barazimit ishin katalanasit që fituan 4-2 me penallti, ndërsa përtej rezultatit ishte klasi i disa emrave.
Ronaldinho, edhe pse në moshën 44-vjeçare nuk tregoi peshën e viteve dhe gjeti një supergol për rezultatin 2-0 të Barçës, që më pas u barazuan. Sorin ishte i pari që shënoi për Barçën, ndjekur nga supergoli i Ronaldinhos.
Figo dhe Kongo barazuan në pjesën e dytë për madrilenët, ndërsa me penallti ishte Barça që triumfoi.
Pas triumfit të Barçës në El Clasicon e ish-futbollistëve, legjendat e Barçës dhe legjendat e Real Madridit do të takohen sërish në një tjetër duel miqësor më 15 dhjetor në Tokio (Japoni).
Ronaldinho still got it. ????????pic.twitter.com/BdjmXIPP8F
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 28, 2024