Gjykata ruse hedh poshtë pretendimet e Navalnit ndaj autoriteteve të burgut

Gjykata ruse hedh poshtë pretendimet e Navalnit ndaj autoriteteve të burgut

Alexei Navalny

Gjykata e Lartë ruse hodhi poshtë të enjten ankesën e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalni ndaj disa rregullave në burgun, ku ai po vuan dënimin.

Navalni u paraqit në gjykatë në Moskë përmes një video lidhjeje nga burgu në Kharp, i cili njihet për kushtet e rënda. Burgu ndodhet në rajonin Yamalo-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës.

Alexei Navalni argumentoi në gjykatë se të burgosurit duhet të kenë të drejtën të kenë më shumë se një libër në qelitë e mbyllura.

Rregullat aktuale i lejojnë të burgosurit të kenë vetëm një libër edhe nëse njëri prej librave është fetar, raporton Reuters.

Ai gjithashtu apeloi rregullat që kufizojnë vetëm në 15 minuta kohën, që të burgosurit kanë në qelitë e mbyllura për të ngrënë ushqim.

Gjykata e Lartë i hodhi poshtë dy apelimet e tij. Alexei Navalni, kundërshtari më i njohur dhe më këmbëngulës i brendshëm i Presidentit Vladimir Putin, po vuan një dënim 19-vjeçar me burg pasi u shpall fajëtor për akuzat për ekstremizëm.

Zoti Navalni ka qenë pas hekurave në Rusi që nga janari i vitit 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin ai fajësoi Kremlinin.

Para arrestimit, ai bëri fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Që atëherë ai ka marrë tre dënime me burg dhe ka kaluar muaj të tërë në izolim për shkelje të vogla. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona