Gjykata Shkodër, le në burg
autorët e sulmit ndaj Gjokës

Gjykata Shkodër, le në burg<br />autorët e sulmit ndaj Gjokës<br>
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy autorët e sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjokës, ngjarja e ndodhur në datën 22 shkurt.
Të arrestuar janë Nehat Fojleta 19 vjeç dhe Sehar Xhenje 21 vjeç, të dy banues në lagjen Kiras në Shkodër.
Sehar Shenja dhe Nehat Fojleta do të qëndrojnë në burg, ky është vendimi i gjykatës së Shkodrës.

Nehat Fojleta i ka qëndruar alibisë së debatit me trajnerin Gjoka dhe me pas situata ka kaluar në dhunë ndaj trajnerit, ndërsa Sehar Xhenja, drejtuesi i makinës ka kërkuar lirim pasi ka deklauar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe sulmin e ndodhur ndaj Gjokës.
Sipas policisë, Nehat Fojleta ka kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia". Më pas ai është larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR ngjyrë të zezë ku drejtues ka qënë Sehar Xhenja.

Gjykata e Shkodres e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy autorët.

nehat ceshtja gjoka

nehat ceshtja gjoka

sehar ceshtja gjoka

sehar ceshtja gjoka

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund