Gjykata e Posaçme 'luftë' me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, prokurorja Manjola Kajana bën rezistencë, ankimon në Apel urdhrin për nisjen e hetimeve 

Një betejë ligjore ka nisur mes SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për hetimin e burimit të pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, dy nga politikanët më të pasur në Shqipëri, i pari në listën e zezë të SHBA-ve, ndërsa i dyti me 4 procedime penale në SPAK. Shqiptarja.com mëson se prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të datës 30 nëntor 2022, vendim i cili urdhëron SPAK-un që të hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe në fund të vitit 1999. 

Prokurorja Manjola Kajana ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila urdhëronte SPAK-un që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë gjatë trazirave të vitit 1997, ngjarje për të cilën Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin. Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë përfundimisht nëse SPAK-u duhet të nisë ose jo hetimet për ligjshmërinë e pasurive të dyshes Berisha-Meta. 

Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi mosfillimin e procedimit penal, duke rrëzuar kështu kërkesën e Beqirit për ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar, sipas tij, si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thoshte se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Avokati Beqiri e ankimoi vendimin në gjykatë. Sipas Beqirit vendimi i Manjola Kajanës është në kundërshtim flagrant me ligjin penal dhe procedural penal, si dhe me provat dhe me faktet. Sipas avokatit Beqiri, vendimi i prokurores nuk i përgjigjet standardit, përgjegjësisë dhe seriozitetit të SPAK, e trajton vjedhjen e floririt të shqiptarëve problemet shumë përciptazi, anashkalon akuzat më të rënda, ka arsyetime vetëm për një pjesë të vogël të akuzave si dhe ka arsyetime që vetëm favorizojnë Metën dhe Berishës, të cilët sipas Beqirit janë të dyshuar si organizatorë, frymëzues dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendim të datës 30 nëntor 2022, pranoi ankimimin e Beqirit, duke rrëzuar vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për vjedhjen e floririt. Gjyqtarja Flojera Davidhi, duke rrëzuar vendimin e mosfillimit të procedimit penal, arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.

Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë.

Por, prokurorja Manjola Kajana i qëndron arsyetimin në vendimin e saj për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt. Tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për vjedhjen e thesarit të shtetit, por urdhri i Gjykatës së Shkallës së Parë për SPAK për të hetuar pasurinë e Metës dhe Berishës. Nëse Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, prokurorja Manjola Kajana është e detyruar të verifikojë pasurinë e dyshes Meta-Berisha, një ‘barrë’ e rëndë kjo për një prokuror.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lolka: 07/02/2023 08:54

    sapo bleu shtepi te re zonja, komshi me spartakun...na ishte njehere

    Përgjigju
  • Ora e se vertetes.: 02/02/2023 08:52

    Kjo eshte e korruptuar! Dhe i(e) korruptuar eshte me i rrezikshem se vrasesi ! Prokuroreve te tille i duhet hequr c'do mundesi abuzimi. Keta dy kriminele nuk e kane per gje parane. Ka mundesi kan blere ishuj jashte vendit duke blere bankiere e funksionar politik ejo me nje prokurore apo gjykates ! Duhet nje Super spak te mbaje nen mbikeqyrje S.P.A ( kurkund)

    Përgjigju
  • bela: 02/02/2023 03:05

    kjo prokurore te shkarkohet,,,sepse si duket ka marre para per te mos hapur hetimin...turp..c'fare prokuroresh....

    Përgjigju
  • Iris: 02/02/2023 00:04

    E paskan gjetur Sala me Liken /Gjin Gjonen/ e re qe do t'ju shpetoje lekuren! Peronalisht mendoj qe krime te tilla si vrasje,apo vjedhje te ketyre permasave,apo ngjarje si Gerdeci,nuk duhet te kene kurre /parashtrim/,as kohe skadence dhe vertet qe jane denuar 5 vete,por ata jane denuar per krimet e tyre,Berisha e Meta duhet te denohen per krimet e tyre dhe rolin e tyre ne keto ngjarje.Pastaj pse e paska kjo /kurtizanja/ e tyre kaq te veshtire te hetoje pasurine e tyre,nuk eshte fundi i botes,apo /e kercenon/dikush?!

    Përgjigju
  • BESNIKU PARTIS GAZI ÇAFAJ: 01/02/2023 17:49

    Në radh të par në burg duhet të shkoi monstra Manjola Kajana se kjo monstër është shërbëtorja e dy monstrave të Shqipris kryehajduti kriminel Sali Bajga dhe Spiuni hajdut Ilir Metaj. Pa u futur kta në burg sëbashku me tipat e pa drejtësis të tipit Manjola Kajama Shqipria sbëhet kurr. Hiqini nfa sistemi drejtësis të tilla plera di manjola kajama që Shqipria të mari frym lirishz.

    Përgjigju
    • Medet: 01/02/2023 23:54

      Ky eshte rast i forte fare ku prokurorja ben avokaten mbrojtse te te pandehurve ahahahah..e padegjuar ndonjehere

  • Koli: 01/02/2023 16:47

    Zoti Avukat keni plotesisht te drejt se keta pseudo prekuror jane te vene nga krye kriminelet qe e kan bere ate vend te mos shkelesh ne 30 vjet Sali Berisha e Krye mafjozi Ilir Meta qe skane lene me gje pa bere dhe duan ta shkaterojne prap po te ishte nje populli i thjeshte do e kishin arestuar ne vend dhe kush e di sa balt do idhnin .prandaj Zoti Beqiri po su ndeshkuan keta qe e prishen ate vend aty kot lodhesh se nuk behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari