Tirane- Mazhoranca socialiste pritet të ngrejë kartonat e kuq për amendamentet e depozituara nga PD, që do të shqyrtohen ditën e nesërme në seancë plenare kur do tw hidhet pwr votim
Burime për Report tv, bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e PD-së janë konsideruar provokim politik, çka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancën e së nesërmes.
Deputetëve u është kërkuar angazhim maksimal dhe prezencë.
E teksa dinamika në parlament pritet të ndryshojë më rikthimin e Sali Berishës pas më shumë se 1 viti, në rast të ndonjë skenari kaotik, dhe moslejimi nga opozita të një seance normale, do të kalohet direkt në votim.
PD dhe Sali Berisha kanë dorëzuar 34 amendamente.
Lajmi ne perditesim..