Presidenti amerikan, Donald Trump mbajti fjalimin më të gjatë në historinë e SHBA-ve, teksa foli për rreth 1 orë e 48 minuta në Kongresin Amerikan.

"Vendi ynë është rikthyer." Këto ishin fjalët e para të Donald Trump për Gjendjen e Kombit, shkruan Corriere della Sera.

"Vendi ynë është rikthyer, më i madh, më i fortë dhe më i pasur se kurrë. Ne nuk do të kthehemi prapa; kjo është epoka e artë e Amerikës", shtoi Trump, duke theksuar se Amerika nuk ka qenë kurrë kaq e respektuar.

Trump shtrëngoi duart me të katër anëtarët e Gjykatës Supreme që morën pjesë në fjalimin e tij në Kongres, pavarësisht kritikave të ashpra që ai u bëri ditë më parë pas vendimit kundër tarifave doganore.

Trump u shfaq për t’i përshëndetur të katërt, Kryetarin e Gjykatës Supreme, John Roberts dhe gjyqtarët, Elena Kagan, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett, duke shkëmbyer disa fjalë ndërsa ecte drejt foltores.

"Gjykata Supreme ka nxjerrë një vendim të pafat", tha Trump.

"Lajmi i mirë është se pothuajse çdo vend dhe çdo biznes dëshiron ta mbajë marrëveshjen, duke e ditur se fuqia ligjore që unë kam mund ta bëjë marrëveshjen shumë më keq për ta. Ne vazhdojmë të ecim përpara në rrugën e duhur: pavarësisht këtij vendimi zhgënjyes, këto tarifa që ruajnë paqen do të mbeten në fuqi. Ato janë testuar prej kohësh; nuk do të jetë e nevojshme asnjë veprim i Kongresit. Tarifat do të heqin një barrë të madhe financiare nga njerëzit që dua", theksoi ai.

Ndër të tjera, Trump tha se Irani ka raketa që mund të godasin Europën dhe paralajmëroi se së shpejti mund të arrijë SHBA-në.

Sipas tij, Irani është mbështetës i terrorizmit dhe pretendoi se regjimi ka vrarë 32 mijë protestues.

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se po vriten 25 mijë ushtarë çdo muaj dhe shtoi se po punohet që këtij konflikti t'i jepet fund.

Trump përmendi edhe Venezuelën, ku nënvizoi se SHBA tashmë ka marrë 80 milionë fuçi naftë nga vendi amerikano-latin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:59
'Keni vrarë amerikanë', kongresmenia demokrate akuza Trump në Kongres për politikat e emigracionit

1772006686_olmar.JPG

Ilhan Omar në Kongres

Fjalimi i presidentit Donald Trump në Kongres u shoqërua me tensione, teksa ky i fundit fliste për emigracionin e paligjshëm në vend.

Kongresmenia demokrate, Ilhan Omar e cila përfaqëson shtetin e Minesotës tha: “Ju vratë amerikanë, ju vratë amerikanë!”.

Omar po i referohej masave federale për goditjen e emigracionit në Minesota që çuan në vdekjen e dy shtetasve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti.

Trump kritikoi demokratët për kërkesën për reforma përpara se të financonin Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

“Detyra e parë e qeverisë amerikane është të mbrojë qytetarët amerikanë, jo të huajt e paligjshëm”, tha presidenti republikan.

Ora 08:11
'Janë njerëz të tmerrshëm, vranë 32 mijë protestues', Trump në Kongres: Nuk do lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore

1772003697_donald.jpg

Në fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e cilësoi Iranin si shtet që mbështet terrorizmin.

Sipas Trump, Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore dhe shtoi se regjimi vrau 32 mijë protestues.

"Nuk do të lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore Ata janë njerëz të tmerrshëm, ata vranë 32,000 protestues. Tani po negociojmë; ata duan një marrëveshje, por nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore", tha ai.

Ora 07:49
'Po vdesin 25 mijë ushtarë çdo muaj', Trump: Po punojmë shumë për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

1772002354_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti Donald Trump përmendi shkurt luftën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, në Kongresin Amerikan.

Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se i ka dhënë fund tetë luftërave që kur mori detyrën.

“Po punojmë shumë për t’i dhënë fund luftës së nëntë, vrasjeve dhe masakrave midis Rusisë dhe Ukrainës, ku vdesin 25,000 ushtarë çdo muaj. Mendoni për këtë, 25,000 ushtarë vdesin çdo muaj. Një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ai.

Ora 07:43
Trump, fjalim në Kongres: Kemi marrë më shumë se 80 milionë fuçi naftë nga Venezuela

1772001977_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë “më shumë se 80 milionë fuçi naftë” nga Venezuela, më pak se dy muaj pasi SHBA-të kapën udhëheqësin Nicolás Maduro .

“Prodhimi amerikan i naftës është rritur me më shumë se 600 mijë fuçi në ditë dhe sapo morëm nga miku dhe partneri ynë i ri, Venezuela, më shumë se 80 milionë fuçi naftë”, tha presidenti.

“Prodhimi amerikan i gazit natyror është në nivelin më të lartë historik”, shtoi ai.