Gjykata Supreme “liron” Kurtin
 dhe Haxhiun, “arrest shtëpie”

Gjykata Supreme “liron” Kurtin<br /> dhe Haxhiun, “arrest shtëpie”
Gjykata Supreme në Prishtinë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputeten Albulena Haxhiu.

“Gjykata Supreme, duke vendosur në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatëve mbrojtës të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka miratuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, për rrjedhojë ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar atyre ‘arrest shtëpiak’”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

Albin Kurti do të qëndrojë me arrest shtëpie deri në datën 28 dhjetor 2015, ndërsa Albulena Haxhiu deri në datë 7 janar  2016. Kurti ndodhej në paraburgim që më datë 28 nëntor të këtij viti, ku u arrestua në selinë e Vetëvendosjes pak minuta pas përfundimit të protetës së opozitës në Prishtinë. Ndërsa deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes ndodhej në burg që prej datës 8 dhjetor, ku u arrestua teksa shkonte në një tubim në Gjilan. Kurti dhe Haxhiu akuzohen për veprimet e tyre të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin