Gjykata Themelore në Mitrovicë në vitin 2014 me efikasitetet 110 %
PRISHTINË, 29 Dhjetor /ATSH/.- Gjykata Themelore në Mitrovicë edhe gjatë vitit 2014 është përballur me sfida e probleme të ndryshme, por ka arritur edhe suksese të mira në objektivat e saj, përkatësisht në administrimin e suksesshëm të lëndëve, objektiv ky i parashikuar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Kështu ka deklaruar sot kryetarja e […]
PRISHTINË, 29 Dhjetor /ATSH/.- Gjykata Themelore në Mitrovicë edhe gjatë vitit 2014 është përballur me sfida e probleme të ndryshme, por ka arritur edhe suksese të mira në objektivat e saj, përkatësisht në administrimin e suksesshëm të lëndëve, objektiv ky i parashikuar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Kështu ka deklaruar sot kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Kada Bunjaku-Përçuku, gjatë një konference për media ku është publikuar raporti-statistikor vjetor i këtij institucioni.
Sipas raportit, bazuar në kompetencat e saj, Gjykata Themelore në Mitrovicë në fillim të vitit 2014 ka trashëguar mbi 16 mijë çështje (të natyrës penale, civile, etj). Në periudhën janar-nëntor 2014 ka pranuar 5 mijë e 227 çështje , ndërsa ka kryer 5 mijë 813 çështje , apo shprehur në përqindje gjyqtarët e kësaj gjykata kanë shënuar efikasitet 110 % .
"Nga gjithsej 5 mijë e 227 çështje që janë pranuar gjatë njëmbëdhjetë-mujorit të vitit 2014, janë kryer 5 mijë e 813 çështje , apo 586 me tepër, që shprehur në përqindje i bie rreth 110 përqind efikasitet", ka me këtë rast kryetarja Bunjaku-Përçuku.
"Kjo i bie se nga 22 gjyqtarë të kësaj gjykata që punojnë në fushën e penales, civiles, etj, secili prej tyre i ka kryer mbi 264 çështje brenda një viti, që duke marrë parasysh vështirësitë dhe kushtet e vështira të punës që janë në këtë gjykatë, ky është një efikasitet jashtëzakonisht i madh", ka shtuar ajo.
Gjykata Themelore në Mitrovicë përfshirë edhe degët e saj, ka të punësuar 150 punonjës në administratë, 83 prej tyre në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, 38 në degën e Vushtrrisë, 29 në degën e Skenderaj. Po ashtu në këtë gjykatë, punojnë edhe 30 gjyqtarë, 22 prej tyre në lëmin penale civile, etj, ndërsa 8 në lëmin e kundërvajtjes, (gjithsej 180 punonjës).
Ndërsa e gjithë ky personel, përfshirë këtu edhe personelin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë (rreth 40+180=220), që nga viti 2008 ku u larguan dhunshëm nga objekti i tyre në veri të Mitrovicës, punojnë në objektin e Gjykatës në Vushtrri hapësira e të cilit nuk është më e madhe se 500 metra katror./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17