Gjykata u sekuestroi pasurinë prej 5 mln eurosh, del fotoja e 2 vëllezërve Sokol e Elson Marku

Gjykata u sekuestroi pasurinë prej 5 mln eurosh, del fotoja e 2 vëllezërve Sokol e Elson Marku

Sokol dhe Elson Marku

Këto janë 2 vëllezërit Sokol e Elson Marku të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, të cilëve dje Gjykata u ka sekuestruar pasurinë prej 5 mln eurosh.

Vëllezërit po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro.

Policia njofton se disa prej pasurive janë përfituar nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, dy vëllezërit Marku, që prej vitit 2008 e deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të ndryshme të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca. Këto vlera ata i investonin në blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasuria e tyre ishte regjistruar në emër të personave të tretë, kryesisht familjarë e rreth shoqëror. Në emër të dy vëllezërve Marku ishin të regjistruara vetëm disa automjete.

Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportave në aeroport, 32-vjeçari është marrë për një verifikim dhe më pas u vendos në dijeni se do arrestohej pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idrejti: 23/01/2021 11:31

    Nuk kuptoj vetem nje gjo. Po ketyre poletikaneve. Krytareve te bashkive.ish krytare komunash . Shum biznezeze te medha.qe kan vjeth Sa skan dash Mo. Ketyre do I sekuestrohet do je pasuri abo do hetohen ndonje here?

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 23/01/2021 10:03

    SHTETI TË VJEDH PARAT DHE TË RRAS MBRENDA NË BURG, EC E GJEJE DREJTSIN PASTAJ.

    Përgjigju
    • o cop cop: 23/01/2021 11:45

      ti te besh gjera te kundra ligjshme dhe shteti qenka gabim kur ti sekuestron?cfar universiteti ke mbaruar o cop injoranti se qenke dhe i bindur? o koqe kandari kur ben para jo me djerse e pune ne gjith boten sekuestrohen e duhet dhe te paguash....por ti qe prezantohesh si mirditor do jesh nje dru me pre se mirditoret jane te mencur e jo injorant si ti

  • Vlore: 23/01/2021 08:59

    Mbi shtetin nuk del dot. Do e kesh pronar gjithmone. Ca ke vjedh do vije dita do i dorezosh. Gezo 3 dite fli gjithe jeten me pordhe ne zemer. Kush merret me pislleqe nuk gezon as makina as dreka darka!! Heret a vone do preki fundit perseri

    Përgjigju
  • goni: 22/01/2021 23:08

    djem te shkoluar ,te edukuar ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë