Gjykata e lartë i jep lirinë deputetit Armando Prenga duke hequr ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit të Kolegjit Penal dhënë këtë të premte Armando Prenga tashmë mund të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Ndërsa kërkesa e Prengës për një gjykim të shkurtuar u rrëzua dhe ai duhet që cdo të hënë ora 09:00 të paraqitur pranë oficerëve të policisë gjyqwsore.

Prenga është marrë i pandehur nga Prokuroria për akuzën e “Armbajties pa leje” dhe “Plagosjes” së pjestarëve të familjes Cali.

Prenga dhe Calët u konfliktuan 4 muaj më parë për peshkimin dhe shfytëzimin e Lagunës së Patokut në Kurbin, zonë në të cilën Prenga është deputet.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)