Në nenin 26, pika 1 të statutit të PSSH, është parashikuar se: Kongresi miraton Programin dhe Statutin e Partisë dhe bën ndryshime dhe përmirësime në to. Vendimi i Kongresit të PSSH, i është paraqitur gjykatës nëpërmjet Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS.
Gjykata bazuar në provat shkresore të administruara në dosje, çmon se kërkesa e kërkuesit është e drejtë, e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet të pranohet. Trupi gjykues vendos pranimin e kërkesës dhe depozitimin e vendimit Nr.4 datë 05.11.2011 të Kongresit të PS, në regjistrin e partive politike, si më poshtë: Gërmat nistore të Partisë Socialiste, janë “PS”. Ndërkohë që shpenzimet gjyqësore prej 800 lekësh përballohen nga vetë kreu socialist.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)