Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me 2 vite burg, bleu votat e zgjedhjeve vendore! Reagon Greqia

TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, arrestuar më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë 8 vota me 40 mijë lekë, do të qendrojë në burg.

Trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka vendosi ta denojnë me 2 vjet burg, Fredi Belerin - nga 2 e 6 muaj që  kishte kërkuar edhe SPAK - duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, u vendos 1.6 vite burg, që konvertohen me 3 vite shërbim prove. Në vendim është përcaktuar konfiskimi i celularëve dhe i kartmonedhave. Në sallë mbeshtetësit e Belerit, thirrën Turp! Turp!

Por para këtij vendimit, Fredi Beleri, tha në gjyq se qëllimi i arrestimit të tij janë zgjedhjet e reja në Himarë. Sipas Belerit, SPAK dhe prokuroria e Vlorës kanë vepruar nën urdhrat e qeverisë dhe dështuan të garantojnë një proces të rregullt gjyqësor në rastin e tij. Sipas tij, Rama do të zhgënjehet sërish në Himarë, pasi do të humbë edhe zgjedhjet e radhës.

“SPAK u përpoq të krijojë prova dhe të mbulojë gabimet e prokurorisë së Vlorës në procesin ndaj meje. U përdorën thëniet e një dëshmitari të dënuar për mashtrim siç ishte Arsen Rama. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt dhe u mohuan provat që unë paraqita në gjyq. Qëllimi i arrestimit tim janë zgjedhjet e reja në Himarë, por Rama do të zhgënjehet sepse do të humbë sërish. E kuptoj që trupi gjykues është nën presion, por u kërkoj t’i shërbeni vetëm drejtësisë”- u shpreh Beleri.

Seancat gjyqësore ndaj tij, janë ndjekur me vëmendje nga ambasada greke edhe mediat fqinje. Si cdo herë, i pranishëm ishte edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Pak orë më pas reagoi Ministria e Jashtme greke duke deklaruar se vendimi shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.

Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të gjyqësorit. thuhet në njoftimin e MPJ

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt në zgjedhjet e 14 majit 2023. Por çështja e tij, u bë shkak për përplasjen mes dy kryeministrave, atë grek Mitsotakis dhe homologun shqiptar, Edi Rama.

Greqia, e lidhi qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes Beleri me pozitën e saj si kandidate për integrimin në BE, duke i quajtur veprime që nuk përputhen me procesin e antarësimit në BE. Deklaratat “kërcënuese” u përshkallëzuan me deklaratën e Mitsotakis në Bruksel në korrik, ku e përshkroi çështjen Beleri si “element të vlerësimit grek të rrugës europiane të Shqipërisë”. Nga ana e tij kryeministri Rama e ka injoruar shqetësimin e Greqisë, duke e qujatur një çështje në duart e drejtësisë me të cilën qeveria s’ka lidhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Djali i Belerit flet për median greke: Do të luftojmë deri në fund

1709667550_petroBeleri.JPG

GJKKO dënoi sot me dy vite burg Fredi Belerin, ish-kandidatin e Rithemelimit për bashkinë Himarë në zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi djali i tij, Petro Beleri ka dhënë një prononcim për median greke ethnos.gr.

Ai shpreh pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi, por nga ana tjetër shtoi do të vijojë çështja nëpër gjykata. Ai deklaroi për median greke se si babai i tij i burgosur, familja dhe të gjithë himarjotët janë të vendosur të çojnë çështjen deri në fund që të dalë e vërteta.

Sipas tij, seanca në Gjykatën e Apelit mund të mbahet jo më vonë se një vit nga sot, por nuk përjashtohet që procesi gjyqësor të përfundojë në majin e ardhshëm. Petro Beleri shprehet se kemi të bëjmë me një proces të pastër politik, i cili sipas tij bazohet në prova të rreme, vetëm që babai i tij të mos kryejë detyrën.

“Vendimi i shërben 100% synimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur çdo argument i tyre është mposhtur. Ata duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë ato, pasi po përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë daljen e kryetarit të zgjedhur ligjërisht? Tani qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë himarjotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, përveç atyre në sallën e gjyqit. Kjo është historike, e cila u zhvillua në mënyrën më të keqe për palën greke. Ne do të vijojmë të sillemi me nder dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Petro Beleri.

Ora 18:54
U dënua me dy vite burg, Beleri: Seanca një parodi, me dëshmi penaliteti të falsifikuar! Herët a vonë do ta gjej drejtësinë

1709661466_beleri.png

Një parodi e ka konsideruar kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri seancën e sotme në GJKKO e cila e ka dënuar me dy vite burg. Ai pretendon se është dënuar pa prova dhe me dëshmi penaliteti të falsifikuar.

"Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.

Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne? Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar. Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Kam aq durim sa duhet për ta çuar deri në fund këtë çështje", thuhet në reagim.

Ora 18:41
Dënimi i Belerit, reagon ministria e Jashtme greke: Do të monitorojmë çështjen nga afër

1709647021_dionisi.jpg

Fredi Beleri ne gjykate, maj 2023

Ministria e Jashtme Greke reagoi lidhur me vendimin e GJKKO-së që e dënon me 2 vjet burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri duke e shpallur fajtor për "korrupsioni aktiv në zgjedhje”

Në një njoftimin publik në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Greke thuhet se dënimi i sotëm i Belerit nga gjykata shqiptare shton shqetësimet për objektivitetin e procesit.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme Greke

Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës Fredi Beleris shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.
Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar. Dhe masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të gjyqësorit. thuhet në njoftimin e MPJ

Ora 16:15
Tre gjyqtarët që dënuan 2 vite burg Fredi Belerin! Vuajtja e dënimit nis nga 12 maji, pjesën tjetër në burg të zakonshëm

SPAK paraqiti më 31 korrik 2023 dosjen pranë GjKKO-së duke kërkuar marrjen të pandehur të Dhionisios Alfred Beleri  dhe Pandeli Kokaveshi akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 328 - 25 të Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

VENDIMI

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 14, datë 05.03.2024 vendosi:

1.            Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 - 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.            Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Pandeli Kokaveshi ne provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

3.            Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Pandeli Kokaveshi me vendimin Nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4.            Deklarimin fajtor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 - 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5.            Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

6.            Në zbatim të nenit 190/1 gërmat “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimit penal, Gjykata disponon si më poshtë :

-      Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himarë Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+RË” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlore, të qëndrojnë në dosje.

-      8 (tetë) karmtonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.

-      Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri Pandeli Kokaveshi, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

-      Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

-      Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases Ermira Stoli, ti kthehet kësaj shtetaseje.

-      Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: 352843111503600, i përdorur nga dëshmitari Arsen Rama, ti kthehet ketij shtetasi.

-      Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: - një faturë tatimore e subjektit me NIPT L06718204R, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “Kastrati”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile. Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër 0695378872, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet : një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër 5357 2900 0174 0104; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër 5351 4200 2462 0605; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër 14090090; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “Grand Casino” dhe “Regency Casino” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, t’i kthehen këtij të fundit.

7.            Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Ora 15:30
Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, avokati i tij: Vendim politik, GJKKO veproi siç u porosit nga Rama

 

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

“Kryetari i seancës I cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke I ndërprerë fjalën Belerin për të  Tensioni I tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpruiste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.

Ora 14:02
Beleri në gjyq: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë! SPAK do të më dënojë për sa kohë i duhet Ramës! Gjyqtari: Kërkesat e rrëzuara mund t'i ankimoni

1703020280_belerii.jpg

Në një fjalim 9 faqesh Beleri anatemoi si prokurorinë dhe policinë për sajim të provave kundër tij, ashtu edhe trupën gjykuese që sipas tij nuk ka pranuar kërkesat e Belerit dhe ka treguar njëanshmëri në gjykim.

Gjatë seancës Beleri tha se i është privuar betimi si kryetar i bashkisë së Himarës dhe se SPAK po kërkon që ta dënojë për sa kohë i duhet Ramës.

Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, ata që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet. Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një çështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë para ligjit.

Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë: Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në çdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuar ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës. Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.

Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një dite, herët a vonë. Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thonë ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapuç qe thonë ishte Arseni, nuk u vërtetua qe ishte Arsen Rama.

Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë. Himarjotët nuk janë budallenj. Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor! Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2024 03:19

    Beleri eshte mire t'a mbylle gojen, se vetem me dy vjet e denuan dhe nga ky denim i kane mbetur vetem 14 muaj per te bere,se ja kane llogarritur qe nga dita e arrestimit.Po te kishim drejtesi e ligje vertet te ashpra,ky duhej te shkonte para drejtesise per masakren e Peshkepise,per vrasje,plagosje,armembajtje pa leje,vjedhje armesh,grup kriminal,terrorizem dhe tradheti dhe te gjitha keto me paramendim.Dhe s'kishte per t'a pare me lirine me sy.Po kur s'ka shtet e drejtesi,pse te mos hedhe vickla nje si Beu i Himares edhe per nje vit burg?!

    Përgjigju
    • Duhet me hap: 06/03/2024 11:53

      E me fol kush e menaxhonte Bejlerin?

  • HAHAHAHA: 06/03/2024 00:29

    Ore po qy greku dhe ata greket autokton te himares e flasin greqishten e lashte te gjysherve e tyre grek?

    Përgjigju
  • Or tej: 06/03/2024 00:05

    Ka mbi 30 vjet qe blihen votat nga qindra deputete dhe vetem kete prasin e kapi drejtesia per ta denu or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Po mër po: 06/03/2024 09:05

      Ty pse të djeg për prasin e grekut?

  • Miri: 05/03/2024 21:37

    Nji bravo te malle gjykates .me kto lloj kriminelash me kollare. Gjak i prishun

    Përgjigju
  • Vlora: 05/03/2024 20:52

    Del djali I kriminelit kerkon drejtesi per baban vrases. Po per ata femijet qe la jetime apo per ata nena e baba qe u vrau femijet Bejleri nuk kerkon drejtesi? Drejtesia vonon po nuk harron.ka zot dhe do ti pagoni krimet e peshkepis. KRIMINELA

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/03/2024 20:49

    Uroj qe te qellosh ne burg me ndonje te aferm ose mik I ate ushtareve te peshkepise mbas te ndihmojne me ndonje operim pa narkoze .ptuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Sami: 05/03/2024 20:27

    Kush pagun edhe 100 mil euro pasi kjo pune te shkoje ne GjEDNj.

    Përgjigju
  • Plaku: 05/03/2024 20:25

    Ca fytyre ky beleri , nga doli grek ky pasardhesi i platonit. Urime drejtesis per kete vendim .

    Përgjigju
  • Çerçizi: 05/03/2024 20:10

    Nuk i kuptojë dot ata shqiptarët që jetojnë në Greqi, punojnë, paguajnë taksa dhe kontribojnë atje; përse nuk reagojnë ata? Përse nuk protestojnë në Greqi për të drejtat e tyre? Përse sillen kaq si të pasivizuar, të pa interesuar, pranojnë të diskriminohen dita ditës dhe arrijnë deri në pikën që mohojnë që janë shqiptar apo të flasin në shqip nga frika!? E mohojnë veten për një pasaportë, për një leje 2 vjeçare...

    Përgjigju
    • Topulli: 06/03/2024 00:41

      Si fillim shqiptaret te protestojne ne menyre paqesore ne shqiperi per te drejtat e tyre, pastaj ne (gre-Qi) etimologji alla dalipçe). Miçota-Qi nuk pyet per popullin e shkret grek do pyesi per shqipot.

  • Emi: 05/03/2024 19:41

    Tash kush e ham ma shum emigrante shqiptare ne greqi kur te vin ne shqipnin per pashkete edhe per pushimete verore. Good luck

    Përgjigju
    • Plaku: 05/03/2024 20:51

      O Emi parlamenti evropian i beri thirje gerqis per disa zhvillime shqetesuese ne gerqi qe kercenojne shtetin e se drejtes, dhe i beri thirrje komisionit te marre masa, keshtu qe po te doj gerqia le ta provoj me emigrantet shqipater.

  • LORA: 05/03/2024 19:02

    Lajm shume i mire,per ecurine normale te drejtesise ne reformim.

    Përgjigju
  • Gjin shehu: 05/03/2024 18:16

    I ke pak 2 vjet , mor te .... rracen...

    Përgjigju
  • asolingo: 05/03/2024 18:15

    Zemra mal gjithe shqiptareve,nuk e di a do te kaloje ne historine e Shqiperise nje kryeminister i tille GJIGANDI RAMA.

    Përgjigju
  • A...Zh: 05/03/2024 17:34

    Mire sa pa gje, po ky meriton trekembeshin!

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/03/2024 17:26

    Ma në fund, po vjen era SHTET!

    Përgjigju
  • Arben: 05/03/2024 16:17

    Fitore e madhe per drejtesine shqiptare! Shqiperia meriton rruge te shpejte per BE! Himara do mbetet shqiptare edhe pse Beleri duhej te denohej shume me teper! Qe te mos i shkoje ne mend kujt ne te ardhmen qe nje person jo shqiptar mund te drejtoje Himaren ndonjehere!

    Përgjigju
  • Tonton: 05/03/2024 15:53

    Me shëndet dënimin që t'a mbarosh deri në fund

    Përgjigju
  • Keep: 05/03/2024 15:35

    Mediat greke jan kazan mjerr pupulli grek per shpelarjen e trurit qe u behet.. Shoku beleri ja kalofsh mire me pushimet me burg

    Përgjigju
  • Emigrant: 05/03/2024 15:21

    Shkerdhat e ndyr qe ke lyer duart me gjakun e ushtareve shqiptar o bes prer Qe per nje pag greke mohove vendin tat U bere nga fredi shehu na u bere fredi bejleri

    Përgjigju
    • Për një S': 05/03/2024 16:43

      Për një S' bëhesh grek, gomarllik Yunanistani

    • Poore: 05/03/2024 16:19

      "Beleris" se bejleri ngjan prap emer shqiptar. Esht fredis beleris jo fredi por fredis

  • Shkodrani-Belgjike: 05/03/2024 14:12

    Çudi si ska ardh mickotaqsi sot, vetem ait dhe anastasi kan mbet pa shku, apo do shkojn kur të dënohet e ti çojn naj tortë. Greke nazista

    Përgjigju
    • Dotiven: 05/03/2024 16:19

      Do ti ven ne apel

  • Muli: 05/03/2024 13:42

    Po c mutin duan ambasadoret grek neper gjykatat tona perse i lejojne Po te ishte ndonje shqipetar dhe te gjykohesh nga greket sdo na le in kurre te mernim pnese perse ne duhet ti leme te hyne ne drejtesin Shqipetare maskarenjte bashke me plakun matuf qe kerkon vetem rremuje

    Përgjigju
  • Besi: 05/03/2024 13:06

    kaq inat e kane gjyqtaren sa shpikin akuza pa motiv po cfare interesi kishte te perdorte emer tjeter o te uruar si nuk ia beni kete pyetje vetes apo po prisni haberet e rrugices te besoni

    Përgjigju
  • Esli: 05/03/2024 11:37

    Media greke e berishes ahahahahhah.hajde urrejtje qe keni.ishalla e denojne te cliroheni edhe ju nga hija e tij.

    Përgjigju
    • Endri: 05/03/2024 13:45

      Te clirohen nga hija e tij?!! Jeni per gjynah ju qe i vini nga mbrapa nje plehre te tille

  • Arben: 05/03/2024 10:40

    Nuk ka faj Mesila Doda qe braktisi opoziten edhe pse u zgjodh nga votat e PD. Opozita shqiptare eshte filogreke!

    Përgjigju
  • Ridi: 05/03/2024 09:47

    Eh more kolloz, more patriot edhe mediat greke ndajne te njejtin mendim me ty. Po te greku i ke shpresat o kolloz, ne nga Shkodra themi i mbyturi te mbyt o legjend. More po sikur keto greke ishin qe ta futen ty ne vitet `90 a po si duket ti e ke ne gen qe kur ta hash, ta hash rendshem. O kolloz, del qe del ne dritare tani ke kaluar ne nje stad ku mendon se mund te fluturosh, po provoje edhe kete.

    Përgjigju
  • Emigrant: 05/03/2024 08:27

    E sulmon greku dhe tradhetari i shqiperis sali berisha me gjith banden PD iste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj